PlayStation Vr ja risia e lojerave nga Sony

'PlayStation Vr', ja risia e lojerave nga Sony

Në tregun e lojërave kompjuterike, kompania japoneze “Sony” është ajo që duhet konkurruar çdo vit me produktet e saj. Me “Play Station”, kjo kompani revolucionarizoi këtë treg dhe vit pas viti, përmirësimi i këtij produkti ka tërhequr miliona përdorues në mbarë botën.

Së fundmi, kompania është duke i dhënë dorën e fundit projektit të saj më ambicioz në këtë fushë, i njohur ndryshe si “Project Morpheus”.

Bëhet fjalë për “PlayStation Vr”, ku prapashtesa Vr është për “Virtual”.

“PlayStation Vr do t’u mundësojë përdoruesve të ndjehen si të ishin fizikisht brenda botës virtuale të lojës”, deklaroi Masayasu Ito, njëri prej menaxherëve kryesorë të kompanisë.

Kompania japoneze thotë se po vazhdon të bashkëpunojë me partnerët e vet për të siguruar efekte të jashtëzakonshme që vetëm realiteti virtual mund t’i ofrojë.

“PlayStation Vr” është prezantuar në “Tokyo Game Show” dhe pritet të jetë gati për t’u hedhur në treg në vitin 2020./ Top Channel


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama