Microsoft realizon për herë të parë pas disa dekadash një version të ritë Windows-i, pa shfletuesin Internet Explorer. Kompania e re e krijuar quhet “Edge”, një version i përmirësuar i Internet Explorer, ndërkohë që me të shpresohet që të rivalizohen shfletuesit e tjerë si Chrome apo Firefox.
Microsoft ka zgjedhur emrin “Edge” për një arsye madhore: ai duhej të fillonte me E, kështu ata mund të përdornin një ikonë që ishte e ngjashme me Internet Explorer.
Ikona e re e shfletuesit është një interpretim modern i logos klasike ngjyrë blu të E-së, që ka qenë pjesë e Windows-it për dekada me radhë. Microsoft Edge do të jetë shfletuesi kryesor tek Windows 10 dhe i vetmi që klientët do të përdorin për të shfletuar uebin në sistemin tjetër operativ të Microsoft-it.
Me shfletuesin e ri “Edge” mund të bëhen kërkime direkt në faqen e ueb-it, mjafton të shkruash një fjalë dhe shfaqen informacionet që merren nga rrjeti. Tekstet mund të ruhen për t’i lexuar më vonë.
Shfletuesi Edge është tri herë më i shpejtë se Internet Explorer 11. Shfletuesi Edge do të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë sesa Internet Explorer dhe do të përfshijë veçori të reja, si asistentin Cortana, një modalitet leximi me ndërfaqe të thjeshtuar që nxjerr në pah vetëm tekstin duke fshehur imazhet.