Do te harrosh ish-partnerin? Facebook te ndihmon

Do te harrosh ish-partnerin? 'Facebook' te ndihmon

“Facebook” u vjen në ndihmë atyre që ndahen nga partnerët, duke ua bërë më të lehtë shmangien e tyre në rrjetin social. “Facebook” pritet të prezantojë një opsion të ri, i cili aktivizohet menjëherë sapo një përdorues ndryshon statusin nga i angazhuar në një marrëdhënie në beqar.

Ky opsion u hap rrugën disa të tjerave, të cilat i lejojnë përdoruesit të vendosë nëse do të shohë ose jo postimet e ish-partnerit apo do të lejojë t’i shihen të tijat, pa pasur nevojën ta heqë nga lista e miqve.

Por ndryshimet kanë të bëjnë edhe me postimet e mëparshme. Përdoruesi mund të vendosë vetë se kush mund të shohë videot apo fotot e bëra me partnerin në të shkuarën apo të heqë edhe etiketimet nga postimet e përbashkëta.

Dhe për më tepër, “Facebook” bën të mundur që personi që duam të “fshijmë” virtualisht të mos e marrë vesh këtë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama