Hotele dhe një bregdet që mund ta kenë zili vendet e tjera shfaq kamera. Më pas biseda me zv.ministrin e Brendshëm G.Strazimiri. Bregdeti i Vlorës nga pamjet e helikopterit cilësohen si nga më të bukurat në botë. Donatella nga helikopteri ka ardhur rreth e rrotull gadishullit të madh shqiptar dhe padyshim me vëmendje dhe tek Sazani. Gadishulli i madh i Karaburunit me detin blu vështrohet me pamje magjepse dhe më tërheqëse. Shpella e Haxhi Aliut
Shpella e Haxhi Aliut dhe deti në Karaburun të afron kaltërsinë, thellësinë. Karaburuni krijon në të dy anët e tij pamje mrekullore për të tërhequr turistët. Bukuri shkëmbore e natyre. Shpella dhe Gjire të famshëm qarkohen përmes kësaj vije bregdetare të përthyer. Siluetat e tyre zënë e shfaqen që në rrugëtimin detar. Shpella e Duk Gjonit, thirret Gjiri i Bristanit, gjirri i Gramit. Bregdeti i Karaburunit është shkëmbor. Figura shkëmbinjsh mbijnë përpara syve. Në këtë bregdetet shkëmbor, natyra ka lënë pjesë në plazhe çuditërisht edhe ai i Gramës thuhet se ka shërbyer në kohëra të hershme. Dhe përse për akostimin e anijeve detar ëndrra për të parë mrekullitë e një shpelle detare është e pranishme në bregdetin e Karaburunit. Shpella e njohur e Haxhi Aliut është ndër më të përmendurat. Një hapësirë përmes shkëmbinjve brenda në sterë. Në librin e dëshmive gjenden të dhënat. Përmasat e kësaj shpelle: gjatësi 30 m, lartësi10m, gjerësi 9.5m. Është një vendstrehim për anijet detare i sigurt, i mbrojtur nga erërat dhe piratët e detit në muzguj të shekujve. Emrin e ka nga kapedani i detit Haxhi Ali Ulqinaku. U vendos me të birin me dy tartana në shekullin XIII.P ër të mbrojtur brigjet shqiptare, ai përdorte strehimin e sigurt detar dhe sigurisht shpellën me labirinthe. Nga shpella u zinte pusi anijeve detare të Venedikut, Anglisë, Francës.
Historitë duket se e kanë detyruar Donatell që së bashku me një koleg italian ti bëjnë një vizit shpellës së piratëve dhe vendit magjik.
Ishulli i bunkerëve.
Distanca nga qyteti detar 17 km. Lartësia e ishullit kap kuotën 342 m. Sipërfaqia e ishullit shqiptar 507 km. Emërtimi Sazan. Në lashtësi njihet prej kohëve të hershme V-VI p.e.s. Udhëtimi për në ishull kryhet me mjete detare. Nga të gjitha anët, pamjet e ishullit të vetëm shqiptar shfaqen madhështore. Por hija e diktaturës ka lënë pengun e saj, bunkerët. Të shumtë dhe gjithandej me të dhëna për raste sulmi dhe harta objektivash. Në kodrinën e ishullit, pallatet disakatëshe, (mes të cilave shkolla) dhe heshtja që i ka pushtuar tashmë. Motovedeta ndalet në pjesën veriore të ishullit në të cilën gjendet dhe baza ushtarake e Marinës Ushtarake Italiane e Guardia di Financës, posta ushtarake shqiptare së bashku me një efektiv të vogël të policisë shqiptare. Në pritje janë dy automjete ushtarake italiane, të cilat pas nderimeve të rastit na shoqërojnë në komandën e ushtarakëve fqinjë. Kameramanët italianë rrëmbejnë aparatet dhe nisin punën. Ndërsa pjesa tjetër e ekipit ndalet në barin e improvizuar në ishull për ushtarakët. Në këtë lokal, përveç pijeve të ndryshme shiten dhe materiale të tjera nga ato të konsumit dhe deri te parfumet origjinale. Pas pak minutash mbërrijnë dhe gazetaria italiane së bashku me ambasadorin D`Elia dhe drejtuesin e Guardia di Financës për Shqipërinë.
Xhirimet në mes të detit janë kryer më 3 grupe xhirime, helikopter, motovedeta dhe në tokë. Pamjet janë shprehje dhe është një ndër reklamat më të mira që i bëhet bregut shqiptar në këto vitet e fundit. Ekipi i “Linea blu” pas Kraburunit ka zbarkuar në qytetin antik të Butrintit. Rrugët e pastra, mrekullia e qytetërimeve të hershme është shpjeguese edhe për Klodin shoqëruesin e Donatella Bianchi, gazetares më të sprovuar të emisionit linea blu. Janë hedhur me varkën kanë zbritur në Xarë dhe tek stabilimenti i midhjeve. Biseda me shqiptarët që flisnin bukur dhe rrjedhshëm gjuhën e fqinjit. Pamje dhe vende intriguese, atraksione të pazbuluara ka qenë edhe epiqendra e emisionit të Donatella Bianchit në një ndër kanalet italiane më të frekuentuara nga miliona shikues. Albania tashmë po bënë progresin e radhës dhe xhiron e saj nëpër ekranet më të mëdha televizive të botës dhe jo pa qëllim. Edhe Rai Uno me këtë reportazh të gjatë e mbresëlënës synonte që ky vend të dyndej nga turistët. Pamjet dhe vendet do ti sjellin Shqipërisë këtë verë mbi 2 milion turistë. I xhiruar në javën e parë të qershorit me disa grupe e mjetet nga toka dhe ajri emisioni Linea blu ishte një ndër reklamat më të mira dhe prestigjioze për Shqipërinë. Pas CNN, Raiu Uno shqyrton mundësinë thithjes së turistëve në brigjet përrallore shqiptare.
GëZIM LLOJDIA : Gazeta Metropol











