Lesi baba i shkelqyer ja si u kujdes per djalin ne 18 ditet e arratise

'Lesi, baba i shkelqyer, ja si u kujdes per djalin ne 18 ditet e arratise'

“Klodi Lesi është një baba i shkëlqyer”. Kështu ka thënë avokati mbrojtës ishqiptarit që vrau me thikë gruan greke, rrëmbeu djalin e vogël dhe u zhduk me të për 18 ditë, deri sa u arrestua nga policia.

Avokati Sokratis Provatas, duke folur në emisioin TATIANA live, ka përshkruar mënyrën se si shqiptari ishte përkujdesur për djalin e tij të vogël gjatë kohës që ishin në arrati, duke bërë që atij të mos i mungonte gjë.

Sa për vrasjen që ka kryer ai nuk di të thotë dhe ngre supet. “Por, ai është kujdesur për djalin e tij, ai e ka ushqyer atë, ka vrarë zogj dhe i ka dhënë për të ngrënë, i ka dhënë të pijë ujë të pastër, ka ndezur zjarrin që ta ngohte, nuk e ka lënë të rrinte i pistë, ka vjedhur tre xhupa që ta vishte, edhe batanije për ta mbuluar”-ka thënë avokati mbrojtës.

Avokati tregon se ai duket i sinqertë dhe nuk arrin të shpjegojë dot se si arriti deri në krim. Ai thotë se klienti i tij do kërkojë falje për atë që ka bëre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama