Ky tur do të ndiqet jo vetëm nga Toronto dhe Monterali, por edhe në një seri koncertesh përmes Evropës. Data e fundit e turit është më 29 gusht në Vjenë ndonëse mjaft data janë pranuar të shtohen, bëjnë të ditur organizatorët.
“Për shumë fansa këto ture do të jenë një mundësi e vetme për gjithë jetën e tyre për të parë këtë legjendë që është Leonard Cohen”, tha një nga përfaqësuesit që bën promocionin e koncertit. Cohen 73-vjeçar, publikoi librin e poezisë dhe novelave përpara se krijonte muzikën. Albumi i tij, debutuar më 1967, "Këngët e Leonard Cohen", përfshin çfarë atij i erdhi si frymëzim nga kënga shumë popullore "Suzanne"
Tjetër këngë e preferuar është e përfshirë si "Hallelujah," "Sisters of Mercy" dhe "Bird on a Wire". Këngët e tij janë regjistruar nga Billy Joel, Elton John, Don Henley dhe të tjerë. Ai luftoi depresionin dhe u tërhoq për në manastirin e Kalifornisë në vitin 1990, për të studiuar mbi meditimin e njohur në gjuhën angleze si “Zen”.
Marre nga : Gazeta Standard











