Leka Zogu bleu elefant ne vitin 1967

Leka Zogu bleu elefant në vitin 1967
Dhurata
Princi Leka me siguri duhet të ketë qenë në kërkim të një dhurate disi të veçantë për presidentin Reagan në vitin 1967, ndaj i është drejtuar dyqanit “Harrods” në Londër, ku ka blerë këlyshin e elefantit me emrin Gertie. Më vonë familja Reagan ia ka kaluar për mirëmbajtje elefantin kopshtit zoologjik “Sacramento Zoo”. Dhurata përmendet dhe nga revista amerikane “Time”, në numrin e 17 nëntorit, 1967. Sipas kësaj reviste, djali i mbretit të Shqipërisë, i cili në atë kohë ishte 28-vjeç, i kishte shkruar nga Parisi Reagan-it se do t’i dërgonte “një dhuratë të vogël vlerësimi”. Kjo dhuratë, sipas “Time”, rezultoi të ishte një këlysh 15-muajsh elefanti që peshonte 317 kilogramë.

Dhuratat ndryshe
Në prag të festave të fundvitit, dyqani “Harrods”, përveç dhuratave tradicionale, ofron dhe dhurata ekstravagante, siç janë kafshët ekzotike. E tillë është “Toyger”, një mace e shartuar me tigër. Një mace e tillë kushton rreth 1500 stërlina, ndërsa një majmun i vogël mund të shkojë deri në shtatë mijë sterlina. Sigurisht, sa më ekzotike të jetë kafsha shtëpiake, aq më i lartë është çmimi dhe aq më e gjatë është lista e njerëzve të famshëm që e duan. Macja, e cila duket si leopard, aktualisht po ekspozohet nga Jemima Khan, Sophie Dahl dhe sulltani i Bruneit. Në Hollivud, qentë e kryqëzuar janë shumë në modë aktualisht, kur yje të tillë si Uma Thurman, Sylvester Stallone dhe Ozzy Osbourne kanë zgjedhur të kenë të tillë.

Harrods
Motoja kryesore e dyqanit “Harrods” është “Gjithçka për këdo, kudo”. Kjo moto ka rezultuar e frytshme përgjatë gjithë këtyre viteve. Aktori anglez, Noel Coward ka blerë njëherë aty një aligator për Krishtlidnje, ndërkohë që si e rrallë përmendet dhe elefanti i blerë nga princi Leka për Ronald Reagan. Gjithashtu, shkrimtari A.A. Milne ka gjetur për djalin e tij në dyqan arushin origjinal “Winnie-the-Pooh”, personazhin e dashur për fëmijë të shkruar në libër fillimisht nga ai e më pas të paraqitur në filmat vizatimorë. Në fillim të viteve 1900, dyqani bënte jahte me porosi dhe ofronte shërbime funerale, shiste aeroplanë dhe ndërtonte shtëpi. Në fillim të viteve ’30 dyqani kishte në vitrinat e shitjes televizorët e parë që dolën në treg së bashku me shërbimet nga më të ndryshmet e më efektivet për klientët.

Elefanti

Elefanti që Princi Leka i dhuroi, presidentit amerikan Reagan (në atë kohë guvernatori i Kalifornisë) në vitin 1967 ishtë një këlysh 15 muajsh. Ai peshonte 317 kilogramë dhe e kishte emrin Gertie. Kjo dhuratë është paraqitur dhe një shkrim të revistës amerikane “Time” të po atij viti, sipas së cilës, pas disa kohësh Reagan ia dorëzoi për mirëmbajtje elefantin kopshtit zoologjik “Sacramento Zoo”
 
Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama