Leicesteri ja kush fshihet pas suksesit te dhelprave

Leiçesteri, ja kush fshihet pas suksesit të dhelprave

Leiçesteri u ngjit nga Championship-i në Premier Ligë në 2014: nga kandidatët për të rënë nga Premier Liga sezonin e shkuar, këtë vit u shndërruan në favoritë për të fituar Premier Ligën. E gjitha kjo nuk mund të përshkruhet me asnjë fjalë tjetër, veç mrekullisë.leicester sitit Por, pavarësisht se meritat i kanë shkuar Ranierit, Vardisë, Mahrezit apo Kantesë me shokë, "dhelprat" kanë një staf të tërë, i cili ka meritën e tij për këtë mrekulli.

Vikai Srivadhanaprabha - Presidenti është pa dyshim arkitekti kryesor i shndërrimit të këtij ekipi. Pasuria e bosit tajlandez llogaritet te 2 miliardë paundët nga revista "Forbes". Ai ka investuar një pjesë të vogël të pasurisë së tij te "dhelprat" që kur bleu klubin në vitin 2010 (77 milionë £). Pasi u ngjit në Premier në 2014, u zotua se brenda 3 viteve "dhelprat" do të ngjiteshin në "top 5".

Kreig Shekspir - Është ai që bën ndërlidhjen në dhomat e zhveshjes. Kreig është një nga komponentët kyç të progresit dhe vazhdimësisë së skuadrës. Ai mund të ishte larguar sezonin e fundit pas shkarkimit të trajnerit Pirson, por vendosi të qëndrojë dhe ruajë strukturën e vjetër me atë të re që solli Ranieri dhe stafi i tij. Përveç kësaj, është edhe njeriu që drejton shumë seanca stërvitore.

Paolo Beneti - Ose ndryshe krahu i djathtë i Ranierit. Është njeriu që së bashku me trajnerin shkencor Andrea Azalin janë dy njerëzit më të besuarit e Ranierit, me të cilët ish-trajneri i Çelsit ka punuar për pjesën më të madhe të dekadës së fundit. Prej 2007, ata kanë qenë bashkë te Juventusi, Interi, Monako dhe Greqia. Çdo trajner ka nevojë për një asistent që t'i besojë dhe në këtë kuptim është e vështirë të nënvlerë- sohet roli i ish-mbrojtësit të Serisë A, Beneti.

Stiv Uolsh - Është asistenti i tretë i Ranierit, ose ndryshe shefi i rekrutimeve. Transferimet e Kantesë, Vardisë dhe Mahrezit për shifra qesharake mbajnë firmën e tij. Skuadra e tij ka një dosje pafund të dhë- nash me karakteristika lojtarësh kudo në Europë, por Uolsh është i fiksuar të shkojë personalisht për t'i ndjekur objektivat e ekipit. Ka qenë ish-mësues fizkulture dhe ka punuar te Çelsi. Por mos e ngatërroni me legjendën e Leiçesterit Stiv Uolsh, i cili luante si qendërmbrojtës në vitet 1990.

Dejv Reni - Njeriu i akullt i thonë ndryshe. Një nga faktorët e suksesit të Leiçesterit ka qenë rezistenca e skuadrës ndaj dëmtimeve. Merrni shembullin e Arsenalit për të kuptuar të kundërtën, që i mungojnë shumë lojtarë çdo ndeshje. Shumë thonë se kjo është edhe çështje fati, por kjo është një padrejtësi ndaj ekipit mjeko-shkencor që drejtohet nga fizioterapisti Reni. Një nga sukseset e tij më të mëdha ka qenë përdorimi i dhomës së krioterapisë, në të cilën futbollistët i nënshtrohen terapisë në temperatura -135 gradë celsius për të përshpejtuar qarkullimin e gjakut dhe natyrisht edhe rikuperimet.

Met Rivs - Shkencëtari i sporteve. Një nga frymëzuesit e ngjitjes së Leiçesterit, Rivs, së bashku me Renin, e kanë ndihmuar skuadrën t'u qëndrojë larg dëmtimeve. Ai përpilon të dhënat fizike të çdo lojtari për t'i analizuar më pas ato dhe përftuar më të mirën nga rendimenti i tyre. Si shefi i fitnesit dhe gjendjes fizike, Rivs meriton vlerësim për rritjen e rezistencës fizike të lojtarëve këtë sezon. Me profesionalizmin e tij, është bërë pjesë edhe e shumë grumbullimeve të Anglisë këto vitet e fundit.

Pol Balsom - I thonë ndryshe suedezi anglez. I përshkruar si inversi i Sven Goran Eriksonit, Balsom ka punuar me kombëtaren suedeze prej 1998 dhe e kombinon këtë detyrë edhe me atë te Leiçesteri. Ndërsa Rivs është njeriu i ngarkuar në zbatimin e të e të dhënave dhe aplikimin e tyre në praktikë, Balson ndihmon në zhvillimin e metodave në shkencën e sportit dhe analizat e performancës. Shefi i shkencës sportive është në sezonin e dytë te Leiçesteri dhe po e kthen shkencën në art. Ai menaxhon një skuadër të madhe specialistësh.

Piter Klark dhe Endi Blejk - Janë djemtë që përpunojnë të dhënat më të rëndësishme të performancës. Ata sigurojnë çdo informacion për trajnerët, menaxherët dhe lojtarët. Blejk kujdeset për kundërshtarët e radhës, ndërsa Klark bashkon raportet për lojtarët e Leiçesterit.

Ken Uej - Psikologu. Sa shumë është folur për forcën e pabesueshme psikologjike të Leiçesterit këtë sezon, së pari si forcë grupi dhe pastaj si aftësi për të fituar nën presion. Kështu që do të ishte gabim ta konsideronim suksesin e tyre pa atë të psikologut Ken Uej. Por ai personalisht ka thënë se ky sezon nuk është aspak stresues dhe ai nuk ka pasur punë. Por një psikolog që thotë këtë gjë, është pikërisht duke bërë punën e tij


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama