Lehman Do e ndaloj une Ronaldon
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
Ndaj Portugalisë, skuadra e drejtuar nga Joakim Lëvi duhet të përmirësohet ndjeshëm dhe këtë gjë e ka të qartë edhe vetë portieri Lehman, që duhet të bëjë një kujdes të veçantë nga Kristiano Ronaldo. “Na pret një sfidë e madhe përballë tij, pasi unë e njoh Ronaldon që nga Premier Liga. Nëse arrijmë ta bllokojmë atë, por edhe lojtarët e tjerë, atëherë kemi një shans”, ka theksuar ish-portieri i ekipit të Arsenalit, Jens Lehman, i cili u ka bërë të ditur shokëve të skuadrës edhe mënyrën se si mund ta ndalojnë yllin e Mançester Junajtid. “Kam folur me Arne Fridrih dhe disa lojtarë të tjerë dhe u kam thënë se si mund të ndalohet Kristiano Ronaldo. E rëndësishme është që mbrapa të rreshtohemi sa më mirë”.