Ledioni dhe Xhemi tani shoke banke ne Universitetin Evropian

Ledioni dhe Xhemi, tani shokë banke në Universitetin Evropian

Do të jetë studentët më të rinj të Universitetit Evropian të Tiranës, në vitin e ri akademik, që do të nisë së shpejti. Ledioni dhe Xhemi kanë fituar të drejtën e një burse studimi në këtë universitet privat, në degën e Marrëdhënieve me publikun. Nga sa mësojmë, kjo është një bursë, që vetë Universiteti e akordon për artistët dhe emra të njohur të skenës dhe ekranit në vend. Këtë radhë drejtuesit e kësaj shkolle kanë përzgjedhur Xhemin dhe Ledionin, për t’i pasur si studentë në auditorët e tyre dhe duket se të dy prezantuesit e kanë mirëpritur këtë të drejtë studimi, ndoshta edhe të shtyrë nga fakti, që tashmë do të jenë jo vetëm kolegë, por edhe shokë të një banke.

E ndërsa Ledioni vazhdon studimete tij për regjisurë dhe do të ndjekë paralelisht edhe leksionet për Marrëdhënie me publikun, për Xhemin, ky është fakulteti i parë në të cilin ajo hyn dhe duket se këtë vendim e ka marrë pasi ka vendosur të jetë përfundimisht në Tiranë. Në një bisedë telefonike me të dy prezantuesit, Ledioni na tregon se e vlerëson shumë pozitivisht faktin, që do të jetë në këtë universitet, ndërsa Xhemi pohon se pranoi të studiojë në një degë, që ndoshta nuk ka lidhje me ekranin, sepse dëshiron të jetë një femër e kompletuar nga pikëpamja profesionale. Edhe pse tashmë kemi mësuar, që nuk do të vazhdojnë të shfaqen më në të njëjtin ekran, e për më tepër nuk do të kenë më mundësinë të jenë bashkëprezantues, Xhemi dhe Ledioni vazhdojnë të jenë miq të mirë dhe të shoqërohen së bashku.

Marre nga : Gazeta Panorama


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama