Latent Semantic Indexing (LSI) efekti ne renditjen e webfaqes

Latent Semantic Indexing (LSI), efekti në renditjen e webfaqes

lsi
Latent Semantic Indexing (LSI)(nuk po gjej ndonjë përkthim adekuat në shqip) është një teknikë që përdoret nga të gjitha makinat e mëdha të kërkimit në ditët e sotme. A po llogaritet kjo edhe për websajtin tuaj? Si ndikon LSI në renditje?


Së pari, çfarë është LSI..


LSI vjen në shprehje atëherë kur një makinë kërkimi përpiqet të qartësojë termet me koncept të caktuar, dhe të vendosë se si do renditen web faqet me ato terme. Që ta keni më të qartë, marrim shembull Paris Hilton ka të bëjë e para me emrin e një femre, dhe e dyta me një qytet dhe hotel. Poashtu vlen Tiger dhe Woods. Pra, makinat e kërkimit mundohen të vendosin se a do jetë më e “arsyeshme” që në rend të parë të vijnë rezultatet për Paris Hilton(femrën që njohim ne), apo për qytetin e parisit dhe hotelet Hilton.

Për të gjetur se cila fjalë kyçe me cilën fjalë tjetër janë të lidhura, para asaj fjale që dëshirojmë të marrim informacion, vendosim shenjën “~” (pa thonjëza) e pastaj fjalën kyçe. P.sh nëse shkruajmë ~phone, do ta shohim se google e ka të qartë që nokia është e lidhur me phone.


Si e kupton google se cilat fjalë kyçe janë të lidhura mes vete


Google ka faqe të panumërta në indeksin e saj. Nëse google gjen shumë webfaqe që kanë të dyja fjalët(Paris dhe Hilton) atëherë google do ta kuptojë se këto dy fjalë kyçe janë të lidhura mes vete. Fjalët tjera në këto faqe, mund ta bëjnë googlen të kuptojë se bëhet fjalë për një femër.
Fjalët që në mënyrë të përsëritshme hasen afër njëra tjetrës në një faqe kanë mundësi më të mëdha që të lidhen më fortë sa i përket google-s.


Çfarë lidhje ka kjo me renditjen e websajtit tuaj në makinat e kërkimit?


Nëse ju doni të renditeni me një fjalë kyçe të caktuar, duhet të ia bëni me dije makinave të kërkimit se po renditeni me fjalën kyçe përkatëse. Janë shumë gjëra që ju mund të bëni, në mënyrë që ta forconi lidhshmërinë e websajtit tuaj me një fjalë kyçe apo temë përkatëse.

1.Optimizoni faqe të ndryshme në sajtin tuaj, për keyworda të ndryshëm
Nëse ju po kërkoni që të kapni rezultate të mira përshembull për keywordin “used cars”(që nënkupton në shqip makinat e përdorura), atëherë ju duhet të krijoni faqe që në përmbajtje do të kenë dhe keywordat “auto”, “machine” etj. pra fjalë kyçe që lidhen me fjalët që ju doni të konkuroni.

Sa më shumë fjalë kyçe të ngjajshme me atë që ju do konkurroni përdorni, aq më e lehtë është renditja sa më e mirë e juaja në makinat e kërkimit,

2.Merrni linqe nga faqet e ngjajshme
Nëse keni sajt për shitjen e veturave(po marrim keywordin në anglisht, pra “cars”), atëherë faqja nga ju mendoni të merrni linqe, nuk duhet të jetë për filma(movie). Linqet duhet të vijnë nga faqet me tematikë të ngjajshme, pasi praktikisht, ndikon shumë herë më shumë se faqet që nuk kanë tematikë të ngjajshme me tuajën.

Për këtë arsye ju duhet të merrni linqe nga faqet që kanë tematikë të ngjajshme me tuajën. Poashtu është e rëndësishme që në direktori të ndryshme, kur shtoni faqen, duhet të shtoni në kategorinë përkatëse. Në të kundërtën, kjo mund të ndikojë negativisht në renditje.

3.Renditeni mirë strukturën e faqes
Bëni kategorizim të mirë, renditje të mirë të faqes suaj me fjalët kyçe përkatëse. Gjithashtu siguroheni që përmbajtja të jetë e lidhur me fjalën kyçe që ju konkurroni.

4.Gjeni pse të tjerët kanë pagerank e renditje më të mirë se tuajën
Nëse ndonjëherë keni pyetur veten se pse një webfaqe është renditur më mirë se e juaja, edhe pse ju keni optimizuar shumë mirë webfaqen tuaj, atëherë shikoni linqet e brendshme të atij sajti. Ndërtimi i linqeve brenda faqeve është shumë i rëndësishëm dhe pothuajse esencial.

Mos u fokusoni në një keyword të vetëm në renditje. Sa më shumë keyworda të ngjajshëm, renditja bëhet më e lehtë. Poashtu është shumë e rëndësishme që të merrni linqe nga sajtet që kanë tematikë të ngjajshme me tuajën.

Suksese me renditjen e faqes suaj.


Artikulli Origjinal

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama