Las Vegasfiton 10 milione $ ne poker brenda nates

Las Vegas,fiton 10 milione $ ne poker, brenda nates

Martin Jacobson është tashmë kampioni më i ri i botës, në lojën e pokerit, në specialitetin Teksas Hold’em. Ai mundi 9 kundërshtarët e tij në finalen e “World Series of Poker, e cila u zhvillua në Las Vegas. Mediet shkruajnë se zvicerani 27-vjeçar luajti për 16 orë dhe përveç titullit kampion, fitoi 10 milionë dollarë. Për të riun kjo është fitorja e parë në radhët e profesionistëve. Jacobson nisi që të luajë poker pasi ndihje i vetmuar. Një vit më parë 27-vjeçari, i cili më profesion është shef kuzhine, nisi të luante poker më nënë e tij Eva, sepse kur kthehej vonë nga puna nuk kishte askënd me kë të luante apo bisedonte sepse të gjithë ishin në gjumë në atë orë. Kështu që për të vrarë vetminë, Jacobson e gjeti veten në letrat e bixhozit dhe zbuloi talentin e tij. Në finalen e Las VegasiT demonstroi një gjakftohtësi të jashtëzakonshme përballë kundërshtarëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama