Land Rover zbulon Shqiperine

Land Rover 'zbulon' Shqiperine

Marka e mirënjohur e prodhimit të makinave “Jaguar Land Rover”, ka testuar modelin e fundit të makina Land Rover Discovery në malet e Shqipërisë. Reklama e Land Rover-it do të transmetohet në shumë media botërore dhe kjo do të shërbejë gjithashtu edhe si një fushatë publicitare për Shqipërinë. Makina “Land Rover Discovery” është një makinë posaçërisht e krijuar për zbulimin e vendeve të reja, ku nuk ka rrugë të asfaltuara.

“Një rajon i ndërtuar mbi mikpritjen e ngrohtë dhe shpirtin e komunitetit. Shikoni si Elizabeth Gowing drejton në një Land Rover Discovery në një nga luginat më të largëta të Evropës, në vendin e vogël të Thethit, në Shqipërinë Veriore.”

“Shqipëria është 77% kodër ose male. Kjo është Evropa, por jo ashtu siç e njihni ju. Në Theth mund të shkohet vetëm në këmbë përmes grykave të ngushta dhe në shtigje me akull. Katër muaj në vit ky peizazh epik është plotësisht i izoluar nga dëbora dhe akulli.”

 

 

 

 

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama