Lala Javen tjeter firmos per Bajern!

Lala: Javen tjeter firmos per Bajern!
Altin Lala ka konfirmuar për revistën gjermane “Bild”se ka arritur akordin përfundimtar me Bajern Mynih dhe gjatë javës së ardhshme do të firmosë me këtë skuadër për sezonin tjetër. Kuptohet që ai nuk do të luajë përkrah emrave si Roben, Riberi apo edhe shqiptarit tjetër Xherdan Shaqiri, por do të jetë pjesë e skuadrës së rezervave që gjendet në kategorinë e tretë, aty ku janë lojtarët e akademisë.

Ne mesin e muajit mars, Lalës iu bë oferta konkrete nga ekipi bavarez, që i propozoi atij të luante një vit me talentet e rinj të akademisë. “Mendoj se javën e ardhshme do të shkoj në Mynih për të bërë vizitat mjekësore dhe më pas për të firmosur kontratën. Jam shumë i gëzuar pasi kjo është një gjë e shkëlqyer për mua”, tha lojtari shqiptar i cili është aktivizuar me Hanover nga viti 1998 deri më sot.

Familja e tij do të vazhdojë të qëndrojë në Hanover dhe ai ka pranuar se bashkëshorten Viktoria dhe fëmijët Gabriela e Kataldo do t’i shohë vetë gjatë pushimeve ose nëse udhëton çdo ditë. Por sipas tij, kjo është një sakrificë që ia vlen pasi ai është i dashuruar me futbollin.

“Për mua nuk ka problem, udhëtimet me tren apo avion janë të mira. A e pranoi lehtë familja vendimin? Po, pasi e dinë që jam futbollist në zemër. Për më tepër, karriera mbyllet vetëm një herë dhe ky vendim zgjat përgjithmonë”, tha Lala i cili tashmë do t’i shtojë edhe një tjetër vit eksperiencës së tij si futbollist. /lajmeshqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama