Laci ben goditjen e madhe afron nje mesfushor nga Bundesliga

Laçi bën goditjen e madhe, afron një mesfushor nga Bundesliga

Surprizon Laçi, bën goditjen më të madhe në këtë merkato. Pas afrimit të disa brazilianëve, tashmë klubi ka siguruar shërbimet e një lojtari që vjen nga Bundesliga. Bëhet fjalë për një kosovar në fakt, pikërisht Faton Toski. Lojtari nga Gjilani, që ka luajtur me Bokumin dhe Eintrahtin e Frankfurtit në Gjermani, zyrtarisht është i bardhezinjve.

toski8-1390228597

Ai ka nënshkruar dy vite kontratë me kurbinasit, ndërsa gjatë pasdites së djeshme ka dalë edhe në stërvitje. Toski luan në qendër të mesfushës si dhe në krah të majtë të saj dhe pritet të jetë një element i vlefshëm për stafin teknik për sezonin e ri. Futbollisti 29-vjeçar është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Laçit, ndërsa një tjetër element që ka mbyllur zyrtarisht marrëveshjen është edhe Zhunior Pinto, i cili më herët ka luajtur te Pogradeci.

Rikardinjo

U llogarit si një pistë e mbyllur dy javë më parë, megjithatë në Laç ka surpriza. Drejtuesit i rikthehen emrit të Rikardo Silva De Almeida, i njohur ndryshe si Rikardinjo. Mesfushori brazilian me tipare sulmuese është shpallur sezonin e fundit kampion në Nikaragua, ndërkohë që vite më parë ka provuar të luajë edhe në Superligën serbe si dhe në Ligën e Parë, sot do të zbarkojë në tokë shqiptare.

Burime të sigurta konfirmojnë për gazetën se ai është një lojtar cilësor, ndaj gjasat janë që firma të mos vonojë. Kujtojmë që kohë më parë tratativat ngecën, pasi stafi teknik u bind nga Maikon Eskuerda. Por ndoshta dëmtimi i këtij të fundit, i cili ka menisk, i ka detyruar që të kthejnë vë- mendjen te braziliani tjetër, i cili luan në të njëjtin pozicion.

Kujtojmë që Eskuerda mbetet jashtë në total për 7 javë, ndaj Marselo Troisi ka menduar që të marrë masat para se të startojë Marko Vidoviç kur luante me Partizanin kampionati. Por merkatoja nuk mbyllet kurrsesi këtu, pasi në klub po projektojnë prej kohësh afrimin e një lojtari për qendrën e mbrojtjes.

Por këtë herë vëmendja është fokusuar në Shqipëri, duke ditur që numri i të huajve momentalisht është i lartë. Emër konkret ende nuk ka, por është vetë Troisi dhe stafi i tij që po operojnë për të gjetur të duhurin. Nëse ia dalin, atëherë merkatoja mund të quhet zyrtarisht e mbyllur.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama