LIVE/ Partizani Terbuni 2-0 dyfishon Vila (VIDEO)

LIVE/ Partizani  Tërbuni 2-0, dyfishon Vila (VIDEO)

UPDATE/ Partizani dhe Tërbuni përballen mbrëmjen e së shtunës në "Qemal Stafa" (ora 19:00) në ndeshjen e vlefshme për Javën e 32-të të Kategorisë Superiore.

Të kuqtë fituan 2-0 në 45´ e para me gola të Sukajt dhe Vilës. Pjesa e parë u duk e lehtë për të kuqtë të cilën gjetën dy gola të shpejtë në minutën e 20´ dhe të 26´.

Lojtaret e Partizanit duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Partizani-Bylis i Ballshit, 0-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane. /r/n/r/nPartizani's players celebrate scoring during the Albanian Super League football match derby Partizani vs Bylis of Ballshi, 0-1 at the Qemal Stafa stadium, in Tirana.

Ekipi i drejtuar nga italiani Andrea Agostineli dominoi në mbajtjen e topit dhe në krijimin e rasteve të rrezikshme para portës kundërshtare, ndërsa Tërbuni e pati të vështirë daljen nga gjysmëfusha e tij.

Untitled-7

LIVE' Partizani - Tërbuni 0-0
Minutat:

45´ Mbyllet pjesa e parë në "Qemal Stafa", Partizani - Tërbuni 2-0.

40´ Trashi kroson një top për të kuqtë nga krahu i majtë, por Fili shkakton një goditje dënimi në duelin me Kulen.

37´ Tjetër aksion për Partizanin. Torrasa kroson nga e djathta për Bicin, i cili godet në fluturim duke e çuar topin mbi traversën e portierit kundërshtar.

33´ Bici kroson një top në zonën e Tërbunit për Vilën, ky i fundit kroson për Torrasën që kërkon driblimin, por fiton vetëm një goditje nga këndi.

26´ Goool! Dyfishon Emiliano Vila! Një goditje nga jashtë zonës së rreptësisë devijohet nga një mbrojtës i Tërbunit dhe përfundon në rrjetë.

20´ Goool! Shënon Sukaj! Fili merr një top në zonë, kroson për Sukajn, i cili nuk e ka aspak të vështirë të shënojë përballë portierit.

16´ Tërbuni fiton goditjen e parë nga këndi. Topi krosohet në zonë, por pa rrezik për ekipin vendas.

13´ Ibrahimi kroson në zonë nga e majta, Kaçaj largon në rivënie anësore. Partizani luan në gjysmëfushën e Tërbunit. Sukaj godet portën nga jashtë zonës, por pret portieri.

10´ Gomesh ekzekuton një goditje nga këndi, Trashi kroson në zonë, por qëndërmbrojtësi Çemaj largon rrezikun.

05´ Gomesh rifiton një top në mesfushë, topin e merr Sukaj i cili nuk arrinë të finalizojë aksionin duke e nxjerrë topin jashtë vijës fundore.
03´ Trashi kryen një rivëni anësore, pason për Gomesh i cili nis topin në mesfushën kundërshatre.

FORMACIONET:
Partizani: Xhika, Ibrahimi, Bicaj, Atanda, Trashi, Vila, Filipe, Daja, Fili, Torasa, Sukaj Trajner: Andrea Agostineli
Tërbuni: Kuka, Kule, Tasiç, Çema, Borshi, Kaçaj, Gavazaj, H. Marku, Dedyn, Uilker, Jovanoviç Trajner: Viktor Gjoni


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama