LG prezanton zyrtarisht telefonin inteligjent G3

LG prezanton zyrtarisht telefonin inteligjent G3

Firma "LG" prezantoi telefonin e saj të fundit inteligjent, LG G3, ditën e martë në një ngjarje të organizuar në Londër. LG G3 është telefoni i parë inteligjent që vjen me ekranin Quad HD 5.5 inç, me rezolucion 2.560 x 1.440 pikselë dhe me densitet 538 pikselë për inç. Telefoni inteligjent LG G3 përdor sistemin operativ Android 4.4.2 “KitKat” dhe ka procesorin Qualcomm Snapdragon 801 me katër bërthama, si dhe 2GB RAM.

Memoria e brendshme është vetëm 16GB, por telefoni ofron mbështetje për kartë microSD, kështu që përdoruesit mund të rrisin hapësirën e këtij telefoni. Telefoni ka një kamera të pasme 13 megapikselë me stabilizuesin optik të imazheve OIS+, dhe me një sistem laser me vetëfokusim.

Telefoni është pajisur po ashtu, me një kamera ballore 2.1 megapikselë, e cila ka sensorë më të mirë se modelet e mëparshme. Telefoni inteligjent LG G3 vjen me veçorinë të re të LG-së, e cila quhet Knock Code. Kjo karakteristikë iu mundëson përdoruesve të aktivizojnë ekranin dhe të vendosin një kod sigurie me një lëvizje të vetme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama