Kylie Jenner fotografohet ne karroce me rrota ja cfare i shkruan nje vajze e paralizuar

Kylie Jenner fotografohet ne karroce me rrota, ja cfare i shkruan nje vajze e paralizuar

Vajza e familjes Kardashian, Kylie Jenner, pak ditë më parë ka realizuar një shërbim provokues fotografik për revistën “Interview”. Në mesin e tyre është edhe një foto ku ajo shihet e ulur në një karrocë me rrota në pozicion provokues.

Një vajzë 17- vjeçare e paralizuar ka mbetur e prekur dhe i ka shkruar një letër.

Ophelia Brown shkruan në letrën e saj:

E dashur Kylie, si fillim më lejo të të them që ky nuk është faji yt por i fotografit që mendoi se kjo pozë ishte në rregull dhe më vjen keq për revistën që e publikoi.

Teksa të pashë të pozoje ulur në atë karrocë më rrota, më mërziti, më inatosi, madje u ndjeva edhe xheloze që ti mundesh kaq lehtë të ulesh dhe të ngrihesh nga ajo karrocë sa herë të duash.

Më bëri të mendoj për gjithë herët që kam dëgjuar të thonë se “njerëzit me handikapë nuk mund të jenë të bukur, ose që janë shumë të sëmurë për t’u dashur”. Ja pra ku je ti, në kopertinën e një reviste që publikohet në një vend që absolutisht të adhurojnë. Ja ku jam dhe unë, totalisht e padukshme.

Ne jetojmë në një botë ku na thuhet shpesh se të qenit i paaftë është një gjë e keqe. Në kemi turp për pamundësinë për të lëvizur, ne kemi turp që kemi një trup të “thyer”. Me qindra e ndoshta miliona njerëz si unë, kërkojnë një hapësirë të vogël në media dhe nuk e kanë asnjëherë atë shans.

Ndërsa ti je e aftë të rrish ulur në atë karrige dhe të pozosh duke më zëvendësuar mua. E di ti çdo të thotë zëvendësimi? Do të thotë që 9- vjeçarja Ophelia ndihet e shkatërruar që s’mund të marrë pjesë në orën e fizkulturës. Do të thotë që 12- vjeçarja Ophelia do donte më mirë të vdiste se sa të shkonte në shkollë me karrocë me rrota.

Do të thotë se 17- vjeçares Ophelia i është thënë shumë herë që paaftësia e saj e bën të shëmtuar. Dua të të them se sa shumë fuqi të jep ajo karrocë me rrota…dhe se sa shumë ti nuk e meriton.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama