Kush rrezikohet me shume nga HIV/AIDS?

Kush rrezikohet me shume nga HIV/AIDS?

13 milionë të prekur nga HIV AIDS janë në terapi me antiretroviral, kjo ka bërë që numri i vdekjeve nga kjo sëmundje të reduktohet me 20%.  Por, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndërsa numri i njerëzve që vdesin nga AIDS po bie ndjeshëm, përpjekjet  parandaluese janë ende shumë larg, veçanërisht për grupet në rrisk.

OBSH-ja paralajmëron se dështimi për të siguruar akses në shërbime për grupet risk siç janë burra që bëjnë seks me burra, të burgosurit, njerëzit që injektojnë drogë, punëtorët e seksit dhe transeksualëve, po  kërcënojnë përparimin global të luftës kundër HIV.

Në konferencën ndërkombëtare që do të mbahet në Melburn të Australisë në 20 korrik, Organizata Botërore do t’u kërkojë të gjitha qeverive që të përfshijnë në programet e tyre kundër HIV AIDS këto kategori të rrezikuara.

Në shumë vende ata janë lënë jashtë planeve kombëtare të HIV.  Në të gjithë globin raportohet se më pak se 70% e vendeve kanë politika parandaluese për HIV-n tek meshkujt që kryejnë seks me meshkujt dhe punëtorët e seksit, ndërsa për përdoruesit intravenozë të drogës kanë vetëm 40% e vendeve.

Sipas udhëzimeve të OBSH-së synohet ulja e rasteve të reja me HIV, duke rritur mundësinë e testimit dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor për kategoritë në rrezik. Gjithashtu rekomandohet se disa vende duhet të  heqin  pengesat ligjore dhe sociale që parandalojnë shumë njerëz të marrin këto shërbime.

Studimet tregojnë se punëtorët e seksit kanë 14 herë më shumë gjasa që të ketë HIV-in se sa femrat e tjera, meshkujt që kryejnë seks me meshkujt kanë 19 herë më shumë gjasa që të ketë HIV-in se sa popullata e përgjithshme, ndërsa  transeksualët dhe personat që injektojnë drogë kanë pothuajse 50 herë më shumë gjasa që të ketë HIV-in se popullata e përgjithshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë referon se asnjë nga këto njerëz nuk jeton në izolim. Punëtoret e seksit dhe klientët e tyre kanë burra, gra dhe partnerët. Disa përdorin drogë.

Një pjesë kanë fëmijë dhe mos marrja e shërbimeve për parandalimin e HIV AIDS i vë në rrezik këta persona dhe komunitetin.

Për herë të parë, OBSH-ja rekomandon që meshkujt që kryejnë seks me meshkujt të marrin  antiretrovirale si një metodë shtesë të parandalimit të infeksionit HIV, pasi mendohet se kjo do të çojë në shmangien e 1 milion rasteve të reja brenda këtij grupi në 10 vjet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama