Femije me performance me te mire ne shkolle? Siguroni nivelet e duhura me omega-3

Femije me performance me te mire ne shkolle? Siguroni nivelet e duhura me omega-3

Është zbuluar se fëmijët me aftësi të dobëta leximi kanë mungesë të omega-3 dhe ata me nivele tepër të ulëta kanë shfaqur vështirësi të mëdha në koncentrim dhe mësim.

Sipas një studimi të kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Oxfordit konsumimi i sasive të shëndetshme të omega-3, qoftë përmes ushqimit apo shtesave mund të ndihmojë perfomancën e nxënësve në shkollë.

Acidet yndyrore, të cilat janë të pranishme në ushqimin e detit janë kyçe për strukturën dhe funksionin e trurit si dhe në ruajtjen e zemrës dhe sistemit të imunitetit në gjendje të mirë.

Kështu studimi, i publikuar në revistën “PLOS One” ka zbuluar se nivelet e omega-3 DHA, forma dominuese e omega-3 në tru, përcakton edhe aftësinë e fëmijëve për të mësuar dhe kushtuar vëmendje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama