Kur fati eshte me ty!

Kur fati eshte me ty!

Një video emocionuese është duke qarkulluar kohët e fundit në Youtube. Nëpërmjet saj shihet duke qarë, një i pastrehë të cilit tashmë i është siguruar një shtëpi. Kjo është vazhdimi i videos së para një kohe, kur protagonisti, ‘mashtrohet’ me një etiketë fituese të lotarisë.

 

Erik në bashkëpunim me punëtorin e një dyqani, i thotë të pastrehut Rehat, se dëshiron t’i dhurojë  një etiketë fituese prej 1000$.

 

Rehat pasi kupton se ka fituar paratë, i thotë Erikut, t’i ndajnë përgjysmë. Iniciatori saj i njohur me emrin Erik, ka vazhduar edhe më tutje me bamirësi.

 

Ai ka arritur të mbledhë 44.000$ për t’i siguruar banesë të pastrehut për një vit, të mobiloj dhe të furnizoj banesën, të bëjë sigurimin shëndetësor dhe në llogarinë e kursimeve, t’i lë një shumë prej 22.000$. Kjo video ka marrë mbi 15.000 klikime.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama