Kur Presidenti sillet ne menyre te padenje

Kur Presidenti sillet në menyrë të padenjë

Presidenti Nishani kishte planifikuar të priste në Presidencë ambasadorët dhe krerët e misioneve shqiptare në botë, të cilët ndodhen në Tiranë për mbledhjen e tyre vjetore në Ministrinë e Jashtme.

Për takimin, Presidenti kishte dërguar ftesa individuale, por në mënyrë të pashpjegueshme ai nuk u kishte dërguar ftesë Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe zëvendësave të tij. Ftesë nuk kishte për të paktën një të ngarkuar me punë, Zotin Visar Zhiti, si duket për shkak se Zoti Nishani nuk e kishte miratuar kandidaturën e tij, qeveria e kishte emëruar të ngarkuar me punë--veprim korrekt ligjor por që qartasi anashkalon vullnetin e Presidenti.

Është po e pashpjegueshme pse Ministri Bushati dhe të tjerët vendosën të shkojnë në pritjen e Presidentit pa ftesë, por duket se ata janë penguar nga rojet e Presidencës dhe, ndoshta, janë konfliktuar me fjalë me to.

Pastaj, Presidenti ka anulluar krejtësisht takimin.

Në justifikimin e tij ndaj ambasadorëve, për turpërimin dhe injorimin, Presidenti është shprehur se është detyruar ta anullojë takimin për shkak të "një incidenti shumë të rëndë që shkaktoi Ministri i Punëve të jashtëm dhe stafi i MPJ në dhunim të institucionit."

Mbasi e fyen vetë "institucionin" e Presidentit duke u sjellë si fëmijë qejfmbetur dhe duke përçmuar dinjitetin e dhjetra ambasadorëve, Presidenti Nishani ka paturpësinë të quajë "shumë të rëndë" dhe "dhunim të institucionit" veprimin pasues të Ministrit të Jashtëm.

Ndoshta, Komandanti ynë i përgijthshëm, edhe pse më formim ushtarak, duket se nuk e ka idenë se ç'do të thotë ngjarje e rëndë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama