Kur Hrushovi kaloi ne fshatin tone i shkrimtarit Ylljet Alicka botohet ne cekisht

TIRANË, 23 Tetor / ATSH / - Promovohet botimi në çekisht vëllimi me tregime të shkrimtarit Ylljet Aliçka

Sot në një nga sallat e bibliotekës "Vaclav Havel" u promovua botimi në çekisht i një vëllimi me tregime bashkëkohore "Kur Hrushovi kaloi në fshatin tonë", i shkrimtarit dhe diplomatit shqiptar Ylljet Aliçka.

Lajmin e bën me dije Ambasada Shqiptare në Pragë, e cila sqaron se ky promovim ishte një bashkëpunim i "Bibliotekës Vaclav Havel" , botuesit Petr Stengl dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën Çeke.

I pranishëm në promovim Ambasadori, Riza Poda në fjalën e rastit pasi falenderoi Bibliotekën Vaclav Havel, botuesin Petr Stengl dhe përkthyesin Premysl Vinsh për promovimin e vlerave të kulturës shqiptare në Republikën Çeke u shpreh se:

"Do t'a konsideroja një ngjarje mjaft të bukur dhe festive promovimin në qytetin e bukur te Pragës, botimin në gjuhën çeke, të librit me tregime të shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ylljet Alicka , gjë që do të shërbejë për forcimin e marrëdhënieve shumë të mira, të miqësisë e partneritetit të konsoliduar që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke".

Të pranishmit në promovim

Nga ana tjetër në fjalën e saj përkthyesja dhe albanologia Hana Tomková, foli për vlerat artistike të vëllimit të botuar si dhe për vlerat e letërsisë shqiptare në përgjithësi.

Në promovim ishin të pranishëm mjaft artdashës të shumtë çeke dhe pjestarë të komunitetit shqiptarë që jetojnë në Pragë.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama