Kungulleshka me salcë pesto dhe borzilok të freskët

Për 4 persona nevojiten: 4 kungulleshka 2 lugë supe borzilok të freskët 4 lugë supe vaj ulliri 1 lugë supe dhjozmë 1 thelpi hudhër të grirë 1 lugë supe salcë pesto të gatshme kripë e piper I presim kungulleshkat në feta dhe i kaurdisim në vaj ulliri së bashku me hudhrën. Rregullojmë me kripë e piper dhe i përziejmë me salcën pesto dhe borzilokun e freskët dhe dhjozmën. Shkojnë mjaft mirë për të shoqëruar peshk të pjekur. Shënim: Nëse nuk ju gjendet salcë pesto e gatshme mund ta bëni vetë atë, si më poshtë: 6 filxhanë gjethe borziloku të freskët 1 filxhan vaj ulliri 4 kokrra hudhër kripë e piper 100 gram fara të boces së pishës 1 filxhan djathë parmezana Grijini në blender të gjitha lëndët e sipërpërmendura dhe salca është gati. Përdorni një lugë për këtë recetë dhe pjesën tjetër mund ta ruani në frigorifer për ta përdorur me makarona.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama