Kumbaro takim pune me Granoff per reformen ligjore ne sistemin e trashegimise kulturore

Foto gjatë takimit të ministres kumbro me bordin e Drejtorëve të Fondacionit shqiptaro-amerikan të zhvillimit

TIRANË, 10 Tetor / ATSH / - Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, zhvilloi një takim pune me Bordin e Drejtorëve të Fondacionit shqiptaro-amerikan të zhvillimit, kryesuar nga Presidenti i Bordit, Michael Granoff, lidhur mbi reformën ligjore në sistemin e trashëgimisë kulturore.

Ligji i reformës ligjore në sistemin e trashëgimisë kulturore i cilësuar si "një ndër kantieret e rëndësishme të Ministrisë së Kulturës në fushën e trashëgimisë kulturore", është diskutuar gjatë takimit midis ministres Kumbaro, bordit të drejtorëve të Fondacionit shqiptaro-amerikan të zhvillimit dhe Presidenti I Bordit, Michael Granoff.

Ministra Kumbaro gjatë takimit

Ministrja Kumbaro i ka vën në dijeni të pranishmit se pas reformës organizative të kryer vitin e kaluar, pas një analize të thellë të situatës së monumenteve të kulturës në 25 vitet e fundit, dhe pas përcaktimit të prioriteteve të qeverisë në lëmin e kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, është duke u ndërtuar një vizion i qartë për mbrojtjen, konservimin por sidomos promovimin dhe rifunksionalizimin e vlerave të trashëgimisë si një pasuri kombëtare dhe si një burim zhvillimi ekonomik e turistik për vendin.

Duke theksuar se ka dalë me kohë nevoja për një kuadër të ri ligjor, Kumbaro ka sqaruar se Ministria e Kulturës ka filluar punën qysh prej më shumë se një viti për një ligj të ri të trashëgimisë kulturore duke qenë se ligji ekzistues lë pa përgjigje shumë aspekte të menaxhimit të pasurive kombëtare, të ndarjes së përgjegjësive, të formimit professional, të përfshirjes së pushteteve të ndryshme në këto përgjegjësi, të pronësisë së trashëgimisë kulturore, të rijetëzimit dhe të vlerësimit, të harmonizimit midis institucioneve, të modeleve financiare të zbatuara, etj.

Ministra Kumbaro gjatë takimit

Ministria sqaron se në këtë ndërmarrje ka bashkëpunuar me ekspertë të ndryshëm, me grupe të interesit, me ekspertë ndërkombëtarë, dhe se ka ndërtuar një bashkëpunim të veçantë me Fondacionin shqiptaro-amerikan të zhvillimit, me të cilët po ndërtojnë së fundmi edhe disa formula të reja menaxhimi nisur nga modelet më të mira ndërkombëtare.

"Jemi në hapat e fundit të kësaj pakete që shumë shpejt do të paraqitet në qeveri për aprovim e më tej në Kuvend", sqaron ministria.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama