Kultura Kombetare Diber / Ore mesimore dhe vizita ne Kullen e Zunes monumentin 288 vjecar

TIRANË, 19 Nëntor / ATSH / Në kuadrin dhe vazhdimësinë e nismës "Miku i monumenteve", Sektori i Kulturës Kombëtare Dibër në bashkëpunim me FASH Peshkopi dhe Drejtoria Arsimor Dibër zhvilluan një orë mësimiore me klasën e 9-të shkollës Sohodoll.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër njofton se në fokus të kësaj ore mësimore ishte njohja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore.

Specialitët e DRKK-së Shkodër, sektori Dibët sqarojnë se gjatë këtij takimi dhe ore mësimore me publikun e vçantë të trashëgimisë, në veçanti u fol për "Kullën e Zunës" pasi ky monument ndodhet fare pranë shkollës.

Ndërsa në përfundimin e kësaj ore mësimore mjaft të veçantë dhe të pëlqyer nga fëmijët, spcilistët së bashku me nxënësit vizituan edhe kullën, e cila është një monument 288 vjeçar.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama