Kukeli demtohet ne Zvicer dyshohet rikthimi me Kombetaren (VIDEO)

Kukeli dëmtohet në Zvicër, dyshohet rikthimi me Kombëtaren (VIDEO)

Zyrihu ka fituar kupën e Zvicrës pasditen e së dielës pasi mundi Luganon në finale me rezultatin 0-1. Në këtë sfidë luanin përballë njeri-tjetrit edhe dy futbollistët e Kombëtares Frederik Veseli me Luganon dhe Burim Kukeli me Zyrihun.

image-416Pikërisht për këtë të fundit finalja nuk ka qenë ajo që pritej. Mesfushori Kukeli u dëmtua në minutën e 17´ të pjesës së parë. Një përplasje kokë më kokë me njërin nga shokët e tij të skuadrës e la atë të dëmtuar në fushë. Kukeli mori lëndime në kokë dhe trajneri u detyrua ta zëvendësonte.

Ende nuk dihet se sa serioz është dëmtimi i tij për grumbullimin për miqësoren e ardhshme në ndaj Ukrainës, në prag të finaleve të Europianit. Mesfushori do t'i bashkohej Kombëtares të hënën, bashkë me Veselin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama