Ku ndryshon CR7-ta nga Mesi

Ku ndryshon CR7-ta nga Mesi

Në një konventë të mbajtur në Dublin, Sër Aleks Ferguson ka dhënë mendimin e tij rreth një debati që "mundon" sportdashësit në të katër cepat e botës.ferguson ronaldo Ish-menaxheri i famshëm skocez i Mançester Junajtid është zhbalancuar duke thënë të vetën mbi konkurrencën e madhe mes Kristiano Ronaldos dhe Leonel Mesit.

Mbi rivalitetin

"Për mua nuk është aspak interesante kur dëgjoj të flitet vetëm për dy lojtarë. Nëse doni që të dëgjoni atë çfarë kam për të thënë për rivalitetin mes Ronaldos dhe Mesit, atëherë do t'ju kërkoj që të mos më keqkuptoni kur them se Mesi duket sikur vesh papuçe nate kur kontrollon topin. Ai është një lojtar fantastik, por është një lojtar i Barcelonës, pra funksionon në atë realitet. Ndërsa për Ronaldon them se do të ishte i aftë që të shënonte tregolësh edhe nëse do të luante për Stokport Kauntrin. Ai ka gjithçka që i duhet një futbollisti për t'u konsideruar si i kompletuar. Ai godet mirë topin me të dyja këmbët, përdor mirë kokën dhe është kurajoz si një luan", tha Sër Aleks për "krijesën" që e ndihmoi të përmirësonte teknikën në "Old Trafford".

Diferenca

Ish-trajneri i famshëm skocez zbuloi se Ronaldo, ndryshe nga lojtarët e tjerë, ka arritur të tilla nivele falë punës së bërë. "Gjatë kohës që kam qëndruar te Junajtid isha me fat që kisha shumë lojtarë, të cilët kalonin orë ekstra në stërvitje me qëllim që të përmirësoheshin. Falë etikës në punë, Geri Nevill u kthye nga një lojtar normal, në një futbollist të bukur. E njëjta gjë vlen edhe për Devid Bekhamin. Por Ronaldo, ndryshe nga ata, e sfiliste veten duke u stërvitur. Ai vazhdon të bëjë të njëjtën gjë edhe tani, ai nuk pushon, pasi do që të jetë më i miri në botë", tha Fergi.

Si Kantona

Në lidhje me kulturën e punës, Ferguson kujtoi edhe një episod që i kishte ndodhur gjatë kohës që për Mançester Junajtidin luante edhe Erik Kantona. "Mbaj mend se pas stërvitjes së parë që bëri me ne Eriku, m'u afrua dhe më kërkoi që t'i vendosja në dispozicion një portier, dy lojtarë të ekipit të rinjve dhe disa topa futbolli. Unë e pyeta se për çfarë i donte dhe ai më tha se do të qëndronte në fushë për t'u praktikuar. Kur kjo praktikë e tij u përhap në ekip disa ditë më vonë, Kantona nuk ishte i vetmi që bënte stërvitje shtesë", tha Fergi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama