Ksavi Trajtimi i Kasijas nga Reali i tmerrshem

Ksavi: Trajtimi i Kasijas nga Reali, i tmerrshem
Mesfushori i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka dalë në krah të mikut të tij Iker Kasijas, në lidhje me lënien në stol të këtij të fundit nga ana e Hoze Murinjos. Sipas Ksavit, sjellja e Realit ndaj Kasijas është e tmerrshme.

“Unë nuk mund të shoh një lojtar të rëndësishëm si Iker Kasijas duke kaluar nëpër një situatë të tillë. Është e tmerrshme dhe kjo nuk më pëlqen aspak.

Pak kohë më parë ai ishte kandidat për të fituar Topin e Artë dhe tani është në stol. Ai është miku im, ai është shembull për shumë njerëz, ai është kapiteni i kombëtares spanjolle, ai nuk e meriton këtë”, ka deklaruar Ksavi për mediat spanjolle.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama