Ksavi MSN-ja ka rivalitet brenda vetes Barca eshte super

Ksavi: MSN-ja ka rivalitet brenda vetes, Barça është super

Barcelona ka gjithmonë detyrën për të fituar sa më shumë trofe dhe që një sezon i ekipit blaugran të jetë i suksesshëm duhet të ketë 3 trofe. KsaviMegjithatë, Ksavi Hernandez nuk mendon kështu dhe thotë se ish-skuadra e tij ka bërë një sezon shumë të mirë dhe nuk ka rëndësi se sa trofe ka fituar. Ai flet gjithashtu edhe për treshen sulmuese të katalanasve dhe pranon se brenda tyre mund të ketë rivalitet.

Ksavi, si e gjykoni sezonin që ka bërë Barcelona?

Sigurisht që është një sezon shumë pozitiv. Ekipi arriti të fitonte 2 trofe dhe për këtë duhet vlerësuar. Kampionati dhe Kupa e Mbretit janë dy trofe, të cilat nuk janë të lehta për t'u fituar.

Po mungesa e "tripletës" nuk e cenon këtë vit?

Nuk mendoj kështu. Për më tepër, asnjë nga skuadrat nuk e ka fituar tripletën këtë sezon dhe ky mund të jetë një ngushëllim për ata që mendojnë se për të pasur sezon të suksesshëm duhet të fitosh 3 trofe brenda një viti.

Si e analizoni eliminimin nga Champions-i?

Liga e Kampionëve është një kompeticion shumë i rëndësishëm ku të gjitha skuadrat kërkojnë të triumfojnë, por mendoj se nuk është aspak e lehtë ta fitosh. Barcelona bëri një ecuri të mirë dhe u eliminua nga fati ndaj Atletikos. Mendoj se katalanasit meritonin të kualifikoheshin më tej në Ligën e Kampionëve.

Barcelona vuajti shumë në Kupën e Mbretit...

Ishte një ndeshje e luftuar dhe shumë e bukur. Sevija bëri 90 minuta fantastike, por i tillë është futbolli. Barcelona e meritoi në fund Kupën sepse arriti të shënonte rastet që pati. Lojtarët si Mesi dhe Nejmar janë të aftë të zgjidhin ndeshjet e vështira, prandaj fiton Barcelona. Edhe pjesa tjetër e skuadrës bëri një ndeshje të mirë. Nuk duhet të harrojmë që luajtën edhe me dhjetë lojtarë.

"MSN"-ja kaloi një vit të suksesshëm. Mendoni që ka rivalitet mes tyre?

(Qesh) Nuk mund ta them me siguri, por ata janë 3 lojtarë spektakolarë që e kanë ndihmuar Barcelonën për të qenë në këto nivele. Nuk mund të them nëse ka rivalitet mes tyre, sepse ata japin asiste dhe punojnë për njëri-tjetrin.

Mund të kenë një tjetër sezon në këto nivele?

Nëse Suarez do të vazhdojë të jetë golashënuesi, atëherë mendoj se do të ketë rivalitet edhe brenda kësaj tresheje sulmuese (qesh).

Çfarë po bën Ksavi aktualisht?

Jam shumë i lumtur që vendosa të transferohesha në Katar. Familja ime dhe unë po kalojmë shumë mirë dhe mendoj se bëra zgjedhjen e duhur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama