Kryeministri Rama si Sudja kullen e stadiumit e ka projektuar kopetenti

Kryeministri Rama si Sudja: kullën e stadiumit e ka projektuar kopetenti

Një nga momentet më tragji-komike të historisë sonë me skemat mashtruese piramidale ishte ai kur Maksude Kadëmi, e njohur si Sudja, u përball me turmat që kërkonin të tërhiqnin paratë nga firma e saj.

Ndërsa në Tiranë u përhap me shpejtësi fjala se Sudja kishte falimentuar, një turmë e acaruar qytetarësh rrethoi pallatin ku ajo jetonte, duke kërkuar të tërhiqte paratë e investuara në skemën piramidale.

Sudja nuk kishte dalë kurrë në publik dhe pothuajse askush nuk e njihte për fytyrë. Por atë ditë protestuesit nuk pranonin të largoheshin nëse ajo nuk do dilte para tyre për t'ju treguar fatin e parave të tyre.

Nën presionin e turmës dhe ndoshta nga frika e asaj që turma mund të bënte, Sudja vendosi të provonte mashtrimin e fundit. Nxorri kokën e trishtuar në dritaren e apartamentit dhe me megafon në dorë iu drejtua njerëzve duke ju thënë të mos shqetësoheshin se paratë e tyre ishin të siguruara nga "kopetenti".

Turma që kishte besuar Suden nuk kishte si të mos besonte një person më të zotin se Sudja, një person "kopetent". Dhe vërtet, shumë njerëz filluan që përgjegjësinë për mashtrimin e Sudes ta kërkonin tek "kopetenti" duke hamendësuar secili "kopetentin" e vet. Tashethemet dhe kërkimet për kopetentin për shumë vetë shërbyen si shfryrje e tërbimit dhe mërzisë nga humbja e pasurisë.

20 vjet pas Sudes, është kryeminisitri Rama i cili na ofroi "kopetentin" e tij. I aftë për të qeverisur aq sa ishte Sudja për të menaxhuar skema financiare investimesh, Kryeministri Rama e ka reduktuar qeverisjen në një seri skemash të grabitjes së pasurive dhe burimeve publike në favor të një grushti të vogël klientësh dhe familjarësh, me fuqinë e parave dhe pushtetit të së cilëve ai shpreson të mbajë pushtetin.

Skema më e fundit e Kryeministrit është ajo e grabitjes së stadiumit kombëtar përmes një skeme mashtruese të publikut të padëgjuar ndonjëherë në botë. Por këtë herë ai duket se po ndeshet me kundërshti të hapta në publik.

Dje, i gjendur nën presionin e publikut që po i kërkon llogari për kthimin e stadiumit kombëtar në një qendër gjigande tregtare me një kullë private apartamentesh, Kryeministri Rama, i ngujuar në hotel Tirana nën rrethimin e truprojave , si dikur Sudja në apartamentin e saj, doli pra mikrofonit për t'i thënë publikut se kullën e ka vendosur "kopetenti": "Kulla është element i kërkuar me ngulm nga arkitekti dhe studioja e arkitekturës, si element ikonik i projektit," tha ai.

"Kopetenti" i Kryeministrit Rama është vërtet këmbëngulës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama