Kryeministri Rama perplaset me qytetaret per projektin e stadiumit te ri

Kryeministri Rama përplaset me qytetarët për projektin e stadiumit të ri

Pas përfundimit të mbledhjes së KKT-së, dhjetra qytetarë, të mbedhur jashtë mjediseve ku po zhvillohej mbledhja, protestuan kundër Kryeministrit Rama.

Ata kërkuan transparencë për projektin e stadiumit të ri kombëtar. Por, Kryeministri Rama iu është drejtuar me fjalët "Mblidhni votat, pastaj hajde të flasim!"

Pavarësisht se gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit, Kryeministri tha se do të mundësonte takimin e qytetarëve me arkitektët e stadiumit, kjo gjë nuk është bërë e mundur.

Qytetarët nuk janë lejuarr të marrin pjesë në takimin e hapur për prezantimin e projektit të stadiumit të ri.

Në shenjë proteste ndaj mungesës së transparencës me qytetarët, disa gazetarë si Ylli Rakipi e Andi Bushati nuk morën pjesë në takimin me Zotin Rama dhe arkitektin e stadiumit Marco Casamonti.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama