Krushqit jane te ngrire botim si liber me vete

'Krushqit jane te ngrire', botim si liber me vete

Në prag të ditëlindjes së 80-të të shkrimtarit Ismail Kadare, shtëpia Botuese “Onufri”, për herë ta parë boton si libër në vete, romanin e Kadaresë “Krushqit janë të ngrirë”.

Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë.

“Vepra nuk u botua asnjëherë si libër më vete. Përkthimi i saj më pas, në shumë vende të Europës, hodhi dritë mbi të vërtetën e tragjedisë së Kosovës, thuhet në faqen zyrtare të Onufrit .

Akademia e Shkencave dërgoi zyrtarisht duke përsëritur edhe një herë tjetër, kërkesën në Komitetin e Nobelit të Akademisë Suedeze për t’i dhënë çmimin Nobel për letërsi shkrimtarit Ismail Kadare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama