Kruja mes shenjterise historise dhe lavdise

Kruja mes shenjterise, historise dhe lavdise
Skenderbeu, ka “shkruar” ne Kruje simfonine e pavdekshme te lirise si mbrojtesi i qyteterimit. Rruga ferfellonte si nje balerine elegante, hollake dhe gjelberoshe, ngjitej bute e embel, midis nje peizazhi te thepisur malor. Shkonim drejt vendit te shenjte, Sari Salltekut te Krujes qe ndodhej ne Majen e Liqenit ne lartesine 1724 metra te Malit te Skenderbeut. Me ne shkembeheshin makina qe ktheheshin nga vizita e bekuar, njerezit uronin pa na njohur: “Ju ndihmohte”!

Ishte nje pershendetje miqesie, paqeje, harmonie, dashurie dhe solidariteti njerezor qe se kisha hasur kund. Me kete forme deshiroreje te pershendesnin pleq, vajza, turiste te huaj, femije, emigrante te malluar, djem, plaka te veshura me kostumin e zones perreth, por edhe te Zadrimes se larget, burra, misse, kosovare, gjimnaziste, te fejuar, gra, cilido qe kishte bere nijet per t’u ngjitur ne vendin e shenjteruar.

Ndjeheshe mire e ngrohte mbeshtjelle nga ky urim sa njerezor aq edhe religjioz. Me siguri ketyre aneve kishte dale njeriu qe pati thene i pari: “Pa miq, bota eshte e shkrete”. Ketu te beheshin miq zot e njerez, shkrepa dhe rrepira, perrenj dhe humnera, mali i Skenderbeut, luginat e Drojes dhe Gallates poshte ne fushe, gure graniti dhe frasher, panja, shkoza, ahe e pisha, deri lumi i Hurdhazes qe derdhej ne Mat dhe ai i Zezes qe vershonte ne Ishem.

Peizazhi ishte nje grishje per ne lartesim shpirteror, moral dhe atdhetar. Poshte gurgullonte si balade krutane lumi i Drojes, ne te cilin ishin hedhur nga Shkembi i Vajes plot 90 vajza, lulja e bukurise krutane, qe mos te beheshin robinja te pushtuesit turk. Peizazhi forme ndryshonte, ndersa çatite e qytetit shpaloseshim si shami feste, valviteshin si flamuj te kuq, uronin ardhesit e shumte si te qe pelerina e purpurt e kryekeshtjellarit legjendar, Vrana Konti.



Pasikishim lene guroret, keto dinosaur te eger te natyres, shperthimet tronditese te dinamitit, pluhurin e zhulte qe ngrihej si tym djegiesh, duke i dhene peizazhit parajsor krutan nje hije te perzishme. Ullinjte, kumbullat, pishnaja ne hyrje te qytetit, mbjelljet neper kodrina, vreshtat, gjithçka e gjalle, dukej si e thinjur. Nje gri e eger, asfiksuese. Ishte shfrytezimi pa kriter i shkembinjve te Krujes, ketyre karakolleve te lirise dhe monumenteve te gjalla, ku “Atleti i Krishterimit”, Skenderbeu, kishte shkruar simfonine e pavdekshme te lirise si mbrojtesi i qyteterimit europian.

Vetem Krujes nuk i shkonin ato thinja pluhurore dhe ato tymtare gelqeresh, ndaj te cileve duhej bere patjeter diçka ne mbrojtje te ekosistemit te krahines. Krutanet jane punedashes, pergjegjesia e saj ndjehej ngado, natyra sikur thonte: per çdo njeri ka nje lloj pune me te cilen behet i dobishem per familjen, qytetin dhe shoqerine, duke gjetur aty njekohesisht edhe lumturine e vet.

Veshtrimi nuk kishte ku te ndalej me pare, mrekullia e natyres harmonizohej me diten e kthjellet, qiellin e kalter, ku si qengja te bardhe luanin disa re te vogla. Neper kthesa te rruges, treteshin nga errozioni furrat e shuara te gelqeres, deshmi e resurseve te pashembullta te ketij masivi shkembor jetedhenes. Jo me kot, kronikanet turq e kishin quajtur “Qyteti i bardhe”.

Gelqerja e Krujes, graniti i saj, guri i bardhe, pse jo rera, granili, çimentoja, jane me emer ne fushen e ndertimtarise per te gjitha viset shqiptare. Makina i vinte rrotull Malit te Skenderbeut, si t’i blatonte nje valle, nje rit, nje balade te kohes. Isa Halili, perqendruar ne timon, nuk mungonte te shijonte magjine e peizazheve alpine qe çeleshin me spektrin e plote te ngjyrave te ylberit. Te behej sikur mema natyre po shfletohet para nesh nje album te rralle.

Kruja, vizitoret e shumte, te huaj dhe vendas, i grish ne dilema dhe mrekulli. Cilen rruge te marrin, cilen relike te perzgjedhin, cilen monumet historik apo kulturor te vizitojne? Ku me se pari te shkrepin foton e rralle! Ç’objekt etnografik, folklorik, gdhendje ne dru a alabaster, baker te rrahur apo veshje te endur ne vegje, qendisur me gjergjef e lare ne are, te blejne. Me nje shtrirje intime, epike, familjare, lirike dhe origjinale, frymemerr e gjalle, ku shenjteria me historine bashkejetojne ne paqe perjetesisht. Vargu i njerezve dhe makinave qe vijne per peligrinazh zgjatet si gjerdan miresie, derdhet si lum i kthjellet ne dy drejtime, drejt Muzeut “Gjergj Kastriot Skenderbeut”, dhe Sari Salltekut, vendit te bekuar. Kruja e bardhe i mirepret njelloj zemerhapur, si ato qe vijne per hall e nevoje, per te perfituar sherbesat e shenjtit Sari Salltek, ashtu dhe ata qe vijne per kersheri, kulture turistike apo njohje te vlerave historike qytetare.

Arritem ne Sari Salltek. Legjendat flasin per nje njeri te shenjte, figure gojedhenash bektashiane, per te cilin mendohet te kete qene dervish ne oborrin e Sulltan Orhanit (1326-1360) dhe dishepulli i drejtperdrejte i Haxhi Bektash Veliut, themeluesit te Bektashizmit. Gjurmet arkeologjike dhe lashtesia e tyre tregojne se me shume gjasa ka qe Sari Sallteku te kete qene nje figure ballkanase e agimeve te historise, te cilen bektashinjte e shfrytezuan, per popullaritetin qe gezonte, si simbol te sinkretizmit dhe toleances fetare islame, per perhapjen e doktrines se tyre. Per here te pare, Sari Sallteku, permendet nga gjeografi maroken Ibn Battuta, (1304-1377) i cili pohon se per te ka patur shtate varre, ne çdo njerin prej te cileve gjendej nje pjese e trupit te martirit. Varr per Sari Salltekun nuk ka vetem ne Kruje, por edhe ne majen e malit te Pashtrikut ne Has, ne kishen e Shen Naumit ne brigjet jugore te Liqenit te Ohrit, etj. Studiusi holandez, Machiel Kiel, ka zbuluar se fundmi ne nje regjister perandorak Osman te viteve 1567-1568, nje shenim per ndreqjen e rruges qe çonte nga qyteti i Krujes per tek varri i Sari Salltikut, ku thuhet: “Ne malin e Krujes eshte varri i Sari Salltekut, ku njerez nga trevat perreth vijne per peligrinazh. Rruga e permendur eshte mjaft e pjerret dhe e mundimshme per t’u ngjitur nga vizitoret”…,”…disa vendas me te dhjetat…jane ngarkuar te shtrojne, te sheshojne e te ndreqin rrugen kurdo e kudo qe ajo te prishet”…

Ndjehesh i mrekulluar. Te behet vetja si ne ballkonin e perendive. Syri rrokte gjithe Shqiperine. Tiranen. Detin. Tomorrin. Kepin e Rodonit. Rrugen e Arbrit. Malin e Shengjinit. Malin me Gropa. Lagunen e Patokut. Ishmin e piktorit te shquar, Ibrahim Kodra, etj. Nje arre e madhe, çuditerisht e vetme, gjallonte si monument qindravjeçar. Kujtesa e koherave. Miku im. Lumtori, me tregoi se aty, kishte qene baze e raketave ne kohen e diktatures. Vertete per t’u çuditur! Ishte nje antiteze e mahnitshme me historine, namin dhe simboliken e vendit.

Sari Sallteku, deshmonte legjenda, kishte qene nje dervish i thjeshte, kishte mberritur ne Kruje ne kohen kur nje kuçeder qe e kishte shtepine ne shpellen maje malit, kerkonte nga qyteti t’i blatonin per te ngrene çdo dite nje burre dhe nje grua. Dervishi i moshuar, me mjeker te bardhe, ishte dukur te ecte kalldremeve te qytetit me nje degez qiparisi ne dore, kurse ne brez kishte ngjeshur nje shpate druri, deshmi e misionit paqetues. Legjenda thote se i kishte ardhur radha vajzes se bukur te princit, e cila syperlotur po i ngjitej malit per t’u flijuar. Aty ndeshi dervishin, qe edhe pse veshur me zdranga e zhele nuk e trembi vajzen.

Pasi dervishi mori vesh gjemen qe priste vajzen, e shoqeroi per tek Kuçedra. Vendi ishte thare e percelluar nga fryma e percellimtare e Kuçedres. Vajza digjej nga etja. Dervishi plak kishte ngulur shkopin ne shkemb, nga ku kishte gurgulluar uji i fresket. Fati i betejes dihet, me shpaten e drunjte, dervishi plak, i preu Kuçedres shtate koket qe villnin kob e gjeme. Nuk pranoi ta merrte per grua bijen e re te princit, por kerkoi si shperblim te jetonte ne shpellen maje malit. Legjenda vazhdon se me mushken e tij, dervishi Sari Salltek, vetem me kater hapa arriti Korfuzin. Gjurmet duken edhe sot e kesaj dite ne Fushe-Kruje, Shijak dhe Durres…

Edhe Sari Sallteku kishte perjetuar tmerrin ateist-komunist. Me 1967 ishte shembur vendi i shenjte, por krutanet nuk ishin shkeputur nga besimi. Neteve, merrnin te perpjeten e mundimshme me dashin ne krah, benin kurbanin dhe ktheheshin pa iu trembur rrokullimes per ne zgafellat e thella te malit. I ruante dhe printe Sari Sallteku. (Te ndihmohte!) Bektashinjte i perbahen formules: “Eline, diline, beline sahip ol”, qe do te thote “…te mos vjedhesh, te mos genjesh, te mos flasesh kot dhe te mos besh tradheti bashkeshortore…”.

Per te mbrojtur kete besim eshte masakruar martiri i besimit, Baba Myrtezai i Krujes, i cili, pasi u turturua dhe gjymtua nga zelli ateist, u hodh nga dritarja e burgut ne vitin 1946. Ky martir i kohes sone, se ç’me kujtoi rilindasin tone te madh, Naim Frasherin, qe ne vepren “Fletore e Bektashinjet”, shprehet: “Besa e Bektashinjve eshte udha e gjere qe ka perpara driten, urtesine, vellazerine. Miqesine, dashurine, njerezine dhe gjithe miresite. Me nje ane ka lulet e diturise, me anen tjeter te se vertetes. Pa dituri e pa te vertete dhe pa vellazeri, s’mund te benete njeriu bektashi i vertete”…

Vendi ishte si nje ballkon gjigand. Ballkoni i Krujes, ballkoni i shenjterise dhe historise. Ballkoni i bukurise. Prej aty, syri shkonte larg ne horizonte, hynte thelle ne histori. Shpella edhe pse zbriste ne zemer te shkembit, ngjitej per ne lartesim shpirteror, pastrim moral, qetesi te ameshuar. Shkallet edhe pse uleshinin, krijonin imazhin e fluturimit. Qetesi. Harmoni divine midis shpirtit dhe trupit. Natyres dhe hyjnores.

Gurgullime uji. Freski. Qirinj te ndezur. Stalaktide dhe stalakmide, deshmi e loteve te mpiksur te pelegrineve halleshumte qe nuk mungonin te vinin per te qetesuar dhimbjet e trupit, zemres dhe shpirtit. Neper mure emra, deshira, iniciale, gdhendje, skicime, foto te zbardhura nga koha. Vetem dashuri. Dashuri dhe aspak urrejtje. Varret, mbuluar me pelerinen e gjelbert, deshmonin gjethimin, ringjalljen, pavdeksine e ketij shenjti qe nuk mungonte te sheronte plaget e njerezve modern, per te cilin qe sakrifikuar ne antikitetin e larget… Dolem nga shpella dhe ndjeheshim te lehtesuar. Ne trup e shpirt sikur me peshperiste nje lajm i mire…

Pllaja ne maje ishte e bukur. Ujdhese. Kullote alpine. Bredh. Ah. Pishe. Panje. Lerat e ujit per bagetite. Stane. Disa lokale. Tufa bagetish. Makina te shumta qe pushonin nen hijen e shenjterise. Neper livadhe gezoheshin lulet e stines, lulebleta, çaji, luledelet, luleakulli, manushaqet, luleshtrydhet… Pelegrine dhe turiste. Ta kishte enda te pushoje. Njerezit ishin perhapur neper punet e dites. Tek i shihja me merakun e punes ne sy, ne mend me erdhi nje thenie e arte e Mit’hat Frasherit, “Shpresa eshte bije e punes!”…

Keta njerez patjeter qe besonin ne te ardhmen. Ato shpresonin nga puna e tyre, djersa e ndershme, perpjekjet e duarve, natyra e mrekullueshme. Ato kishin pasur dhe do te kishin te ardhme. Jetonin nen hijen e shenjterise, historise se lavdishme, bukurise se natyres, madheshtise se vendit dhe institucionit te punes dhe merites. Me mund e sakrifica kishin ngritur tempullin e perjetesise, Krujen e tyre.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama