Kreu i Federates Armene pergenjeshtron Nuk thashe qe ndeshja ndaj Shqiperise u shit

Kreu i Federates Armene pergenjeshtron: Nuk thashe qe ndeshja ndaj Shqiperise u shit

Fitorja që i dha kualifikimin Shqipërisë në Europian, Armeni-Shqipëri, krijoi mjaft polemika dhe hije dyshimi për mundësinë e një ndeshje të shitur. Hijet e dyshimit fillimisht i hodhën mediat serbe dhe ato daneze. Madje edhe politika shqiptare, konkretisht opozita, hodhi akuza ndaj Kryeministrit, se kishte blerë ndeshjen, që përfundoi me rezultatin3 me 0.

Një lajm tjetër i bujshëm ishte ai i Presidentit të Federatës Armene të Futbollit i një jave më parë, i cili akuzoi lojtarët për tradhëti kombëtare, duke aluduar për një ndesheje të shitur.

Por sot në median armene është raportuar një tjetër lajm, më saktë një përgënjeshtrim i kreut të federatës armene Ruben Hayrapetyan, i cili ka mohuar aludimet se në fjalën e tij ka dashur të nënkuptojë për shitjen e ndeshjes Armeni- Shqipëri.

Sot Presidenti i Federatës Armene ka deklaruar:

“Unë nuk thashë se ndeshja ishte e shitur por unë thashë se një tradhti ndodhi. Në qoftë se lojtarët para një ndeshje miqësore kundër Francës thonë se, nuk dëshirojnë të luajnë, atëherë a është kjo tradhti? Çfarë do të thotë të refuzosh të luash tre orë para ndeshjes?”, është shprehur Hayrapetyan.

Në lidhje me letrën publike të lojtarëve armen ku hidhnin poshtë pretendimet për shitje të ndeshjes presidenti sqaron se, e ka marrë në konsideratë atë letër dhe qëndrim të lojtarëve. Faqja zyrtare e Federatës armene bën me dije se Presidenti ka planifikuar një takim me lojtarët në muajin janar për të folur për të gjitha çështjet dhe të marrë përgjigje përfundimtare.

Ja çfarë ka thënë para një jave Presidenti i Federatës Armene të Futbollit:

Federata e Futbollit dhe Kombëtarja Armene e Futbollit janë pasuri e të gjithë kombit. Është normale që të gjithë të ankohen. Unë, si president i federatës do të bëj gjithçka në mundësitë e mia për të kapërcyer këtë krizë. Futbollistët e Kombëtares tonë, thjeshtë nuk duan të luajnë futboll. Referuar përballjes kundër Shqipërisë, atëherë, në atë rast kishte tradhëti gjatë ndeshjes. Sikur edhe trajneri më i mirë të drejtonte ekipin në ndeshjen kundër Shqipërisë, rezultati do të mbetej i njëjtë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama