Kremtohet 50-vjetori i krijimit te Batalionit te Mbeshtetjes se Shtabit te Pergjithshem

TIRANË, 13 Tetor/ATSH-Gjergji Mima/ -Batalioni i Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm ka festuar sot 50-vjetorin e krijimit të tij. Me këtë rast në mjediset e këtij reparti u zhvillua një ceremoni ku ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, veteranë dhe ish-ushtarakë që kanë shërbyer ndër vite në këtë batalion, punonjës civil etj.

Fjalën e hapjes në këtë ceremoni e mbajti komandanti i Batalionit, kolonel Arben Kingji, i cili solli për të pranishmit një historik të shkurtër të kësaj njësie ushtarake që nga krijimi deri në ditët e sotme.

F 3Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në përshëndetjen drejtuar efektivit të këtij reparti theksoi se, 50-vjetori i krijimit të Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne, ndërsa ka vlerësuar punën dhe arritjet e shënuara prej tyre ndër vite. Me këtë rast, znj. Kodheli ka vlerësuar ish-komandantin e parë të këij batalioni, të ndjerin Diko Zeqo, i cili me punën dhe vlerat e tij i dha emrin e vet jo vetëm batalionit, por, siç tha Kodheli, edhe kësaj zone në periferi e kryeqytetit. "E përmënd këtë fakt për të ndarë me ju opinionin tim sesa shumë do të thotë të bësh për vendin ku punon. Kur punon mirë mbetesh në histori dhe unë besoj se 50 vjet të aktivitetit të këtij batalioni, ish-kompani dikur, ka shumë për të thënë, por ajo çka mbetet mbas 50 vjetësh është emri i mirë që kjo njësi ushtarake ka lënë ndër vite", është shprehur ministrja Kodheli.

F 2 (1)Në vijim, Kodheli ka evidentuar ndryshimet dhe arritjet gjatë historisë së këtij batalioni, por thelbi i kësaj njësie ushtarke, nënvizoi ajo, është mbështetja serioze, puna e padukshme, sepse ndonëse gjithmonë në skalion të dytë, ky batalion ka bërë që ne të shikojmë dhe të perceptojmë suksesin e atij që është në front të parë.

"Ju keni pritur dhe përcjellë figura të larta dhe të nderuara të mbarë botës që kanë shkelur tokën shqiptare ndër vite. Ju vazhdoni ta bëni këtë me dinjitet dhe me bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka që është bërë në këto 50 vite dhe që vazhdoni ta bëni edhe sot është një sakrificë e cila shpesh herë nuk shpërblehet, por është një sakrificë që ju nderon dhe që jua rrit dinjitetin", tha ministrja Kodheli.

F 4Në fund të fjalës së saj, Ministrja e Mbrojtjes Kodheli ka siguruar edhe njëherë mbështetejen e saj për këtë njësi shumë të rëndësishme të Forcave tona të Armatosura. "Ju do të vazhdoni të keni mbështetjen time të pa kufij për të përmirësuar edukimin tuaj, trajnimin tuaj, kushtet e punës, cilësinë e jetës tuaj dhe të familjarëve tuaj, sepse vetëm kështu ne mund të ndërveprojmë e të bashkëveprojmë për të mbërritur më të mirën në mënyrë që kush aderon në FA të jetë i shpërblyer për sakrificën që bën dhe për profesionin që ka zgjedhur të bëjë, t'i shërbejë të tjerëve, t'i shërbejë atdheut", - ka përfunduar fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

F 6Batalioni i Mbështetjes të Shtabit të Përgjithshëm është një ndër repartet elitë të Forcave të Armatosura. Misioni i tij është ruajtja dhe mbështetja e Ministrisë së Mbrojties dhe Shtabit të Përgjithshëm në të gjitha aktivitetet e ndryshme ushtarake, brenda dhe jashtë vendit, në kohë paqe dhe lufte. Kjo njësi zanafillën e krijimit të saj e ka në vitin 1955 në nivel kompanie dhe më pas në vitin 1965 u krijua Batalioni i Sigurimit të Shtabit të Përgjithshëm me komandant Diko Zeqo, i cili drejtoi këtë batalion deri në vitin 1978. Pas viteve 1990 kjo njësi u quajt Batalioni i Mbështetjes të Shtabit të Përgjithshëm emërtim të cilin e mban dhe sot. E veçanta e këtij batalioni nga njësitë e tjera të FA-së është se në përbërje të tij është Kompania Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, të cilatbulojnë të gjitha ceremonitë ushtarake të Forcave të Armatosura.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama