Krem i djegur

Përgatitja. Hidhni të verdhat e vezëve në një tenxhere. Në një tenxhere tjetër jepini një valë kremit të qumështit dhe hidheni ngadalë mbi vezët duke i përzier me një rrahëse. Ngrohini përsëri pa i lënë të ziejnë. Sapo masa fillon të trashet duke veshur lugën, hiqeni nga zjarri dhe hidheni në 4 tasa që e durojnë nxehtësinë. Lëreni në frigorifer për disa orë. Dy orë para servirjes, spërkateni sipërfaqen e kremit me sheqerin dhe vendoseni nën zgarën e furrës të ngrohur në maksimum, lëreni të marrë ngjyrë karameli. Kur sipërfaqja të jetë kafe e ndritshme, hiqeni dhe servireni të vakët ose kur të jetë ftohur.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama