Kouchner perplaset me gazetarin francez Je i semure beme shume mire qe bombarduam Serbine (Video)

Kouchner perplaset me gazetarin francez: Je i semure, beme shume mire qe bombarduam Serbine (Video)

Ish-kryeadministratori i Kosovës dhe dikur ministër i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, është konfrontuar ashpër në një debat në Tv “France 2″, kur ka folur për Kosovën. Gazetari që ka mbuluar luftën në Kosovë, Aymeric Caron, i ka thënë Kouchnerit se Kosova është shtet i dështuar dhe mafioz dhe për krerët e saj ka akuza për trafikim organesh.

“Ju jeni i sëmurë”, i ka thënë mes të tjerash Kouchner atij, duke iu përgjigjur.

“Si mund të imagjinoni trafikim organesh në një vend ku spitalet nuk kanë pasur energji elektrike”, ka thënë i nervozuar Kouchner, raporton KTV.

Ai ka thënë se ishte vetë Parlamenti kosovar që kërkoi hetime pas raportit të Këshillit të Evropës. Gazetari Caron ka ngritur pikëpyetje për nevojën e bombardimeve në vitin 1999, dhe madje ka pohuar se përveç Putinit, këtë e kundërshtonte edhe Ibrahim Rugova.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë”, ka thënë Kouchner.

“Ne kemi ndërhyrë sepse në Kosovë zhvilloheshin masakra kundër popullatës civile.

Të gjithë kanë qenë pro sepse kishte luftë permanente kundër shqiptarëve të Kosovës.

E kemi bombarduar Serbinë dhe mirë kemi bërë.

Nuk është e vërtetë që Rugova ka qenë kundër, përkundrazi, ka qenë i pari që fuqishëm na ka përkrahur për bombardime. Pala kosovare ka qene unanime për ndërhyrje”, ka thënë ish-kryeadministratori, transmeton Koha.net. Sipas Kouchner, Putinin, Perëndimi e kishte paralajmëruar se nuk do të lejonin largimin masiv të kosovarëve dhe vazhdimin e torturave dhe masakrave. Diplomati francez ishte në emisionin e “France 2” për të promovuar librin e tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama