Kosove Kuvendi heq nga rendi i dites demarkacionin

Kosovë  Kuvendi heq nga rendi i ditës demarkacionin

Parlamenti i Kosovës tërhoqi sot nga rendi i ditës votimin për ratifikimin e marrëveshjes së shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Shqyrtimi i marrëveshjes u shty për një moment të dytë, pa bërë të ditur një datë të saktë.

Vendimi u morrë pasi mazhoranca nuk mundi të sigurojë dy të treta e votave në Kuvend, të nevojshme për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Shqyrtimi i marrëveshjes në Parlament u përcoll me protesta paqësore të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Marrëveshja për përcaktimin e vijës kufitare midis Kosovë dhe Malit të Zi, e rëndësishme për negociatat me BE-në, u nënshkrua nga përfaqësuesit e dy vendeve në Vjenë më 26 gusht 2015.

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosja e quajtën këtë marrëveshje një padrejtësi për Kosovën, pasi 8200 ha tokë nga territori i Kosovës i jepet Malit të Zi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama