Kosovari fle rrugeve te Londres per te siguruar para per sherimin e vajzes

Kosovari fle rrugeve te Londres per te siguruar para per sherimin e vajzes

Ky është një rrëfim tronditës për Ali Halitin nga Skënderaj. Ai po fle nëpër trenat e Londrës. Ai ka udhëtuar në Angli për shkak se vajza e tij ka nevojë për trajtim jashtë vendit dhe shteti i Kosovës nuk ia mundëson një gjë të tillë. Ali Haliti nga fshati Poklek i Skënderajt ka shkuar në Londër përpara 3 muajsh. Ai është duke kërkuar punë si dhe ndihmë për vajzën e tij që vuan nga epilepsia.

Shteti i Kosovës duket se nuk i ka ofruar ndihmë. Sipas bashkëatdhetarëve që e kanë takuar në Londër, Haliti punon gjatë natës në mënyrë të jashtëligjshme. Këtë ai po e bën për të siguruar para për shërimin e të bijës. Sipas rrëfimeve që vijnë nga Londra, Ali Haliti ka kërkuar nga Ambasada e Kosovës që të kthehet nga Anglia në Kosovë. Mirëpo përgjigjia ka qenë se ai "mund të kthehet kamionave" ashtu siç shkuar në Londër.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama