Kosova takon perfaqesues te biznesit te vogel Mbeshtetje kujtdo qe do te krijoje vende te reja pune

Kosova takon perfaqesues te biznesit te vogel: Mbeshtetje kujtdo qe do te krijoje vende te reja pune

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, u takua sot me përfaqësues të bizneseve të vogla. Kosova ka shprehur angazhimin për të mbështetur iniciativa të tilla që krijojnë vende të reja pune.

 

“Punësimi mbetet kryefjala e çdo bisede. Kjo është iniciativë e bashkisë ku bizneset e reja, dhe gratë do të ketë një prioritet me informacionin që kam, do të kenë mundësi ta marrin këtë kredi dhe ta vendosin në shërbim të ideve, familjes dhe të tjerëve që do punësohen në këtë biznes”, tha Kosova.

 

Ai u shpreh se do të garantojë një qeverisje me standarde të Tiranës.

 

“Njëherë në 3 muaj të mblidhemi dhe të diskutojmë së bashku çfarë problemesh ka. Ku ka ngecur puna? Ku duhet rregulluar ? Çfarë problemesh burokratike ju kanë vonuar? Ku ju sorollasin më shumë? Vërtetë çdo punonjës bashkie është përkrah jush apo ka ndonjë që ju vendos gurë në rrota?! Që ju pengon, që ju sorollat, që ju vendos gjoba pse jo?! Me këtë lloj syri kritik ose bashkëpunimi ne do ta shikojmë punën tonë në bashkinë e ardhshme”, tha Kosova. Kandidati për kryebashkiak deklaroi se Bashkia do të jetë gjithnjë e gatshme për të ofruar lehtësi e mbështetje për nismat e sipërmarrjet e qytetarëve. “Ti japësh dorën atij që do të ecë në jetë më duket shumë e mirë dhe jam i sigurt që ky fond nuk do të jetë më 5 milionë por do të jetë shumë më tepër”, u shpreh Halim Kosova.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama