Kosova sulmon punen e Bashes ne Bashki

Kosova sulmon punen e Bashes ne Bashki

Në takimin e sotëm të Halim Kosovës me shtresat në nevojë, ka deklaruar se për këtë shtresë është premtuar shumë, por s’është bërë asgjë, madje ka premtuar aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar në Bashki.

Por, ankesat e personave me atësi të kufizuar arriti pikun kur njëri prej tyre tha: “Që nga koha e Edi Ramës janë ndërtuar banesat sociale dhe akoma nuk janë shpërndarë. Jemi me qira 17 vjet. Nuk respektohet asnjë sinjalistikë për ne invalidët. Kurse për parkimet për invalidet na i dha Edi Rama dhe na u hoqën, por s’dimë pse. I kemi bërë kërkesë bashkise aktuale, por asnjë përgjigje s’kemi marrë”.

Përgjigja e Kosovës ishte e tillë: “Dera e bashkisë do të jetë e hapur. Kur them dera e bashkisë do të jetë e hapur, puna e parë që më shkon mendja them: Po si do futen në bashki? Sepse nuk kam parë për momentin ndonjë rrugë të përshtatshme që t’u përkojë aftësive fizike për të hyrë në bashki. Edhe për këtë do të shikoni një zgjidhje origjinale që do të bëjë shumë shpejt me të marrë bashkinë në dorë.”

Basha premtoi të njëjtën gjë në 2011, por nuk e realizoi premtimin për të bërë të Bashkinë e Tiranës të aksesueshme edhe nga personat me aftësi të kufizuar.

Madje Kosova shkoi më tej kur tha: “Duhet më shumë me ju dëgjuar, sepse jo vetëm në katër vitet e fundit është bërë shumë dhe nuk është bërë aq sa duhet për ju. Ju jeni dëshmitarë, që në shumë fushata ju takojnë, ju mbledhin rreth e përqark, ju bëjnë premtime dhe ju ikni të gëzuar. Por, në shumicën e rasteve, siç unë jam në dijeni, premtimet ngelën në letër”.

 E në fakt, premtimet e Bashës para 4 viteve mbetën të gjitha në letër.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama