Kosova per perdorim elektoral ne Shqiperi

Kosova per perdorim elektoral ne Shqiperi

Ka ndodhur edhe më parë që Kosova të përdoret për qëllimet elektorale në Shqipëri, nuk ndodh ndryshe as gjatë kësaj fushate.

Para pak ditësh, kryeministri Edi Rama u shfaq në krah të familjarëve të Isa Boletinit duke premtuar një udhëtim të eshtrave të tij në hapësirën shqiptare, për t’u prehur në Vlorë.

Lëvizja u kritikua si një përpjekje elektorale.

Megjithatë në ditën kur eshtrat e Boletinit do prehen në vendlindjen e tij, në Mitrovicë shfaqet kreu i opozitës, Lulzim Basha, që u shpall Qytetar Nderi.

Basha vetë nuk la pa e përmendur që po nderohet në një ditë të bekuar.

“Ndihem fatlum për këtë respekt të rrallë, në këtë ditë të bekuar dhe të shumëpritur nga të gjithë ju qytetarë të Mitrovicës, të Kosovës e mbarë shqiptarët, rikthimin për t’u prehur në gjirin e tokës që e lindi kreshnikun e kombit, Isa Boletinin”.

Ndërkohë para pak ditësh, kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Prishtinës për të zbuluar atje shtatoren e Ismail Qemalit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama