Kosova me perfaqesues te bizneseve Do te ulim taksat

Kosova me perfaqesues te bizneseve: Do te ulim taksat

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar i Bashkisë së Tiranës, Halim Kosova, gjatë një takimi me përfaqësuesit e biznesit paraditen e së hënës, deklaroi se bashkia e re do të bëjë të pamundurën për të shtuar punësimin në kryeqytet.

“Situata gjatë dy viteve të fundit ka ardhur në përkeqësim të vazhdueshëm. Janë shtuar kostot e pagimit të energjisë elektrike dhe po diskriminohen bizneset”, deklaroi Kosova.

Kandidati i demokratëve shtoi se Bashkia e Tiranës do të përfitojë nga çdo mundësi punësimi që do t’i jepet: Përmes projekteve, si ai për Bulevardin, do të punësojmë shumë njerëz në ndërtim. Bashkia ka në dorë të bëjë të pamundurën për të ulur sa më shumë taksat dhe ne do t’i ulim taksat për bizneset. Në këtë mënyrë, biznesit do t’i mbeten më shumë para që do të përdoren më pas për punësim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama