Ekspozita PranverArt ne Muzeun Kombetar

Ekspozita 'PranverArt' ne Muzeun Kombetar
Në sallën e ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar është çelur ekspozita "PranverArt" me vepra të një grupi artistësh me koncepte të njëjta për artin, që bëjnë atë që ju pëlqen dhe ashtu siç e ndjejnë. Në mosha e stile të ndryshme ata sjellin imazhe të larmishme, forma mbresëlënese, ngjyrime të pastra. Këta artistë vijnë të afirmuar me pikturë e skulpturë tradicionale, por kanë një hamngjitje të pashërueshme për penelin, kanavacën, erën e ngjyrave, baltën, daltën, mrekullinë që ato krijojnë dhe na sjellin kështu magjinë që arti ushtron ende në mëndjet e shikuesve e admiruesve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama