Koret raciste mes shqiptareve e maqedonasve nderpresin finalen e Kupes se Maqedonise
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Finalja e Kupës së Maqedonisë mes dy ekipeve nga Tetova, Shkëndija dhe Teteksi, është ndërprerë nga koret raciste, për t’u zhvilluar në një datë tjetër. Ndeshja fillimisht u ndërpre dy herë nga 5 minuta sapo kishte filluar, ndërsa më pas gjyqtari vendosi ta ndërpresë atë përfundimisht.
Tifozeria e Shkëndijës besohet se ka brohoritur në slloganet “UÇK”, “O sa mirë me qenë shqiptar”, “Shqipëri Etnike”, teksa këto thirrje nuk janë pritur mirë nga tifozët maqedonas që janë kundërpërgjigjur me kore raciste anti-shqiptare.
Vendimi i Federatës Maqedonase të Futbollit (FFM) që të mos zhvillohet kjo ndeshje ka ardhur pas konsultimit me kryesitë e të dyja klubeve. Tashmë pritet që ndeshja të luhet në një tjetër datë.