Korabi i Superiores nen shembullin e Kukesit

Korabi i Superiores, nën shembullin e Kukësit

Të gjithë futbollistët e Korabit të sezonit të shkuar kanë pasur kontrata njëvjeçare. Duke ditur këtë fakt, drejtuesve të klubit u del përpara analizimi i situatës dhe rinovimi me lojtarët që pritet të mbahen nga sezoni i shkuar. korabiPërpos përballjes me kontratat e reja, klubi më parë duhet të likuidojë të gjitha detyrimet që kanë lidhje me sezonin e shkuar. Skuadra dibrane tashmë është pjesë e Kategorisë Superiore dhe përpara i dalin përgjegjësi të mëdha. Korabit i nevojitet që në përbërje të ketë edhe emra të njohur të futbollit shqiptar, të cilët kanë përvojën e duhur për të përballuar ndeshjet e Superiores. Kështu që një nga pikat që do të diskutohet në mbledhjen e bordit do të jetë menaxhimi i merkatos.

Për të ndërtuar një skuadër të qëndrueshme në elitë duhet të ndryshojnë mentalitet, si në përbërje, por edhe në drejtim. Shembull i mirë për ta mund të jetë mënyra e ndërtimit dhe konsolidimit të skuadrës kuksiane, e cila, ashtu si dhe Korabi, erdhi në Superiore me synime të qarta, jo vetëm qëndrimin në këtë kategori, por ajo shkoi edhe më tej duke bërë histori për qytetin.

Prandaj, skuadra dibrane duhet të paraqitet kryesisht me futbollistë që ta njohin mirë Superioren, të cilët do të gërshetohen me titullarët e sezonit të shkuar. Shumë prej lojtarëve të Korabit të edicionit të fundit do të largohen, pasi asnjë nuk është nën kontratë.

Përgatiti: Abdulla Dushku


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama