Konkurrenca Shqiperia me dobet se rajoni renditet e 10-a

Konkurrenca, Shqiperia me dobet se rajoni, renditet e 10-a
Konkurrenca nuk eshte pika me e forte e ekonomise shqiptare, perkundrazi krahasuar me rajonin ajo renditet e parafundit. Indeksi final i vleresimit ekonomik per konkurrencen tregon nje permiresim te theksuar te klimes se biznesit dhe perfshirjes sociale, por nje pune te varfer ne shumicen e aspekteve te tjera. Sipas Raportit te Forumit Ekonomik Boteror “Vezhgimi i Lisbones 2010 (Drejt nje Evrope me kompetitive)” Shqiperia ka arritur te lere pas vetem Bosnje –Hercegovinen, duke u renditur e 10-ta mes 11 vendeve.

Raporti shtrin studimin e tij ne gjithe vendet anetare te BE-se, vendeve kandidate dhe kandidateve potenciale ku hyn edhe vendi yne. Shtetet, te cilat jane ne nje kategori vleresimi dhe krahasimi me Shqiperine, jane Armenia, Azerbajxhani, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Gjeorgjia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Turqia, dhe Ukraina. Vleresimi behet ne tete dimensione ekonomike te percaktuar sipas “Strategjise se Lisbones”, e percaktuar ne vitin 2000. Dimensioni i pare i perket informimit te shoqerise, ku Shqiperia renditet e teta me 3.13 pike, duke qendruar larg nga mesatarja e BE-se 4.73 pike. Vleresimi i dyte ka te beje me risite, kerkimin dhe zhvillimin ku vendi yne renditet i 10-ti, nga 11 vende me 2.52 pike nga 4.23 qe eshte mesatarja e BE-se.

 Liberalizimi i tregut, ndihma e shtetit ne kete aspekt dhe zbatimi i politikave konkurruese jane nje tjeter aspekt vleresimi ne raport. Ne kete aspekt, Shqiperia renditet e 9-ta, me 3.65 pike, nga 4.80 qe eshte mesatarja e 27-es te BE-se. Rrjetet industriale jane nje nder pikat e dobeta te Shqiperise ,vleresim i cili e rendit vendin tone te fundit ne rajon, me 3.46 pike, nga 5.39 qe eshte mesatarja e BE-se. Sherbimet financiare e tregojne se vendi yne eshte i nenti ne rajon, mes vendeve te tjera me 3.41 pike nga 5.05 qe eshte mesatarja e BE-se. Klima e biznesit eshte pika me e forte e Shqiperise, e cila ne kete dimension te ekonomise renditet e katerta, me 4.48 pike duke kaluar keshtu mbi mesataren e BE-se qe eshte 4.60. Perfshirja e shoqerise serish shfaqet pozitive per Shqiperine, e cila ne kete aspekt renditet e treta, me 3.93 pike, edhe pse larg mesatares evropiane 4.51.

 E fundit eshte zhvillimi i qendrueshem ekonomik dhe ne kete aspekt Shqiperia renditet e teta, me 3.13 pike, nga 5.16 qe eshte mesatarja e Evropes. Te gjitha keto vleresime jepen ne “Vezhgimin e Lisbones”, qe eshte studim i Forumit Ekonomik te Lisbones, qe studion progresin e bere nga 27 anetaret e BE-se, sipas kritereve te “Strategjise se Lisbones” ne aspektin e reformave ekonomike dhe strukturore. Po keshtu, vezhgimi mat edhe performancen e konkurrences per vendet kandidate te BE-se dhe kandidateve potenciale.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama