Terori Komunist ne Muzeun Kombetar

'Terori Komunist' ne Muzeun Kombetar
Në Muzeun Historik Kombëtar është hapur pavijoni "Terrori Komunist në Shqipëri". Në këtë pavijon përfshihen ngjarje të ndodhura në Shqipëri nga fillimi i vitit 1945 deri në rënien e regjimit komunist. Në stendat e tij janë paraqitur ngjarje të tilla si: formimi i organeve të diktaturës komuniste, proceset e para të mëdha gjyqësore, rezistenca antikomuniste, formimi i grupeve opozitare dhe gjyqet e ashpra ndaj tyre, gjyqet ndaj teknicientëve dhe inxhinierëve të shkollës amerikane, gjyqet ndaj deputetëve, rrënimi ekonomiko-financiar i vendit, inskenimi i bombës në Ambasadën Sovjetike dhe pushkatimi i i 22 personave të pafajshëm pa gjyq, pushkatimi dhe burgosja e personaliteteve shtetërore dhe intelektualëve të fushave të ndryshme, burgjet e shtetit burg, kampet e internimit dhe ato me punë të detyruar, gra të ekzekutuara dhe të burgosura, stalinizmi në Shqipëri, torturat dhe mjetet e torturave, vend ekzekutimet, vrasjet në kufi 1990, rënia e diktaturës komuniste. Këtu janë ekspozuar qindra fotografi, një pjesë e të cilave publikohen për herë të parë. Pjesë e pavijonit janë edhe dhjetëra objekte të dhuruara nga ish të përndjekur dhe familjet e tyre.

Për më tepër informacion telefononi në:
+355 42 223 446.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama