Koncerti Pena e Muziktareve Rilindas

Koncerti 'Pena e Muziktareve Rilindas'
Ditën e martë, më 10 prill, ora 19:00, në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, do të zhvillohet një koncert i titulluar "Pena e Muziktarëve Rilindas" me muzikë nga arkivi. Repertori i koncertit përmban vepra të autorëve Palok Kurti (1860-1920), Fan Noli (1882-1965), Lec Kurti (1884-1948), Martin Gjoka (1890-1940), Thoma Nasi (1892-1964), Murat Shehu (1897-1978), Mikel Koliqi (1902-1997), Prenk Jakova dhe Kristo Kono. Një pjesë e tyre interpretohen për herë të parë. Koncerti do të interpretohet nga solistët Irini Nikolla, Ylber Gjini, Vikena Kamenica, Sonila Baboçi, Shpresa Beka, Eriona Gjyzeli, Irida Dragoti, Denis Skura dhe Solen Alla., Orkestra do të luajë nën drejtimin e Zhani Cikos, kurse kormaestër është Dritan Lumshi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama